• |
ide | kryesore

FOTO/ Dhomat e zhveshjes në Barbera të shkatërruara pas eleminimit nga Maqedonia: nuk kanë fund sulmet mbi Italinë

-Instant, Sport



Pas eliminimit të bujshëm me Maqedoninë e Veriut në Palermo dhe lamtumirës nga Kupa e Botës në Katar 2022, turpërimi për Italinë e Mancinit vazhdon në rrjetet sociale. Jo aq për humbjen, sa për atë që ndodhi në dhomat e zhveshjes në Barbera në fund të ndeshjes. Të zhgënjyer dhe të zemëruar, skuadra dhe stafi kanë shfryrë dufin e tyre, pas fishkëllimës së trefishtë të arbitrit, larg kamerave, duke lënë në një gjendje të mjerueshme ambientet e objektit sportiv. Qëndrim i përjetësuar nga disa video dhe foto që bënë menjëherë xhiron e rrjeteve sociale, duke shkaktuar bujë dhe indinjatë të madhe.

Pas disfatës ndaj Maqedonisë, në barkun e Barberas të kaltrit lanë të hedhura kudo dhjetëra e dhjetëra shishe plastike, kosha të tejmbushura plehrash, bishta cigaresh në lavamanë, mbeturina të braktisura në tokë. Një “shoë” i pahijshëm, të cilin shumëkush, edhe në dritën e figurës së shëmtuar në fushë, e kanë cilësuar të pabesueshme për të besuarit e Mancinit. Një mungesë e pajustifikueshme respekti që ka përkeqësuar kritikat ndaj grupit të kombëtares, që e ka bërë Insigne & Co të duken keq dhe të marrin një dënim të fortë në mediat sociale. Përtej humbjes, zhgënjimit dhe zemërimit në fushë, Italia fytyrën e humbi në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *