• |
ide | kryesore

Kim Kardashian , së shpejti me një firmë ligjore

-Instant, Paparazzi, Slider



Kim Kardashian ka zbuluar së fundmi planet për karrierën e saj si avokate.

Në një intervistë për Vogue Hong Kong, Kim tregoi se dëshiron që një ditë të ketë firmën e saj ligjore.Ajo ka rrëfyer se”kurrë nuk ka punuar aq shumë” për asgjë në jetën e saj sa kalimi i provimit  në Kaliforni në dhjetor 2021.

“Duhet të studioja dhe t’i kushtoja çdo minutë të lirë që kisha”, u shpreh ajo për revistën. “Unë jam shumë e apasionuar pas reformës në drejtësinë penale dhe dua të mbroj ata që mendoj se janë dënuar gabimisht.”

Themeluesja e Skims reflektoi gjithashtu se si babai i saj i ndjerë, Robert Kardashian, një avokat i suksesshëm që punoi për cështjen në O.J të Simpson në 1995, e frymëzoi atë të bëhej avokate.

“Kalimi i kohës me babanë tim në zyrën e tij padyshim ndikoi tek unë,” rrëfeu Kardashian. “Bërja e kësaj pune ka qenë në shpirtin tim prej vitesh, dhe jam shumë krenare që tani po e bëj këtë punë.” Kur shikoj pas intervistave të vjetra, kur njerëzit më pyesnin se çfarë doja të bëja nëse nuk do të filmoja ‘KUWTK’, gjithmonë thoja se doja të bëhesha hetuese e skenës së krimit ose avokate.Të jem në këtë linjë pune më ka bërë padyshim të ndihem më afër babait tim dhe të di që po i ndihmoj njerëzit ndihem shumë mirë në fund të ditës.”

Kim ka qenë e apasionuar pas luftimit të reformës së burgjeve dhe madje u takua me Presidentin Donald Trump në 2018 për të diskutuar çështjet e drejtësisë penale./Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *