• |
ide | kryesore

Balla sinjalizon ‘shitjen’ e Alqi Bllakos: ‘Asnjë pengesë’ për arrestimin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Me gojën e Taulant Ballës, Edi Rama ka bërë me dije se nuk do t’i bëjë ‘avokatinë’ deputetit të saj, Alqi Bllako, arrestimi i të cilit është kërkuar nga SPAK.

Për shkak të imunitetit që gëzon si deputet i zgjedhur, Kuvendi duhet t’i japë autorizim institucioneve të drejtësisë për arrestimin e tij.

Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla thotë se “PS nuk do të jetë asnjëherë zyrë avokatore për askënd brenda saj që vendoset në përballje me drejtësinë”.

Balla lajmëroi se mbledhja e Këshillit të Mandateve është caktuar të mbahet të mërkurën në orën 18:00.

Ai shtoi se nuk do të ketë asnjë vonesë dhe gjithçka do ecë sipas procedurave të përcaktuara nga Kuvendi.

“Asnjë vonesë dhe asnjë pengesë për të çuar përpara një arritje që Shqipëria e ka të pakontestueshme, Reforma në Drejtësi që po jep rezultate”, përfundoi Balla.

Alqi Bllako akuzohet nga SPAK si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit. Sipas hetimeve, Bllako dyshohet se ka abuzuar me detyrën dhe korrupsion kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.

Lexo më tej: SPAK pret fletë arrestet për deputetin Alqi Bllako dhe 20 zyrtarë 



9 Comments

  1. Po ç’shitje thoni ? ky eshte pa breke fare.keta po mundohen te mbrojne te tjeret sepse minimalisht jane rreth 20 apo 30 te tjere nga keta me imunitet qe duhet te jene pas hekurave , duke fillu nga palloshi .

  2. Alqiiii, te shiten o bir… Bashkepuno me drejtesine, por me mire nxirr emrat ne media qe ta dine te gjithe kush fe futi ne kete valle. Futja Rames e Veliajt se ata po ta fusin ty dhe “tek vendi” mirepriten cunat si ti…

  3. Tani ky i gjati po i shet. Berisha i mbante nuk i shiste. Hajde gjeje se kush bente mire dhe kush bente keq.

  4. Po ben ate qe duhet te bente salihu me lulzimen e rr kombit,me meten e bllokut,me sefgjinin e shikut,me bumcin e drejtesise,me lumneshin e krimit dhe lista nuk mbaron deri neser o shpellkare te salihut

  5. Injorante,
    mos lexoni vetem titujt e Karandashit por thellohuni dhe vini pak trurin ne pune.
    Llogjika e thjeshte t’a do se a do te lejonte Rama apo kushdo tjeter brenda qeverise se tij te ekspozonin elemente kompromentues brenda qeverise tyre!?Kjo do te thoshte t’i hapnin varrin vehtes.
    Kujtoni Sali Sheqeren se si veproi me te ashtuquajturen Zinxhiri i Gardes ne vrasjen e demostresve te 11 Janarit! Por jo vetem ne kete rast por ne gjithe historine e qeverisjes se tij. Jane pikerisht keto fakte qe sot PD e Saliut sot perfaqesohet me shtresen e llumit te popullsise shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *