• |
ide | kryesore

Idiotësia opozitare/ Aleatët e para 25 prillit zihen për meritat e arrestimeve

-Instant, Kryesore



Një luftë absurde ka shpërthyer nën rogoz mes atyre që ishin aleatë deri para 25 prillit. PD-së së Bashës dhe LSI-së së Kryemadhit lidhur me meritat e arrestimeve të SPAK që kërkoi sot burgosjen e deputetit të dytë nga PS-ja. Menjëherë sapo u dha ky lajm ish kryetari Basha bëri një deklaratë ku ia faturojë meritat punës së komisionit të iniciuar dhe ngritur me insistimin e tij, të cilin e kryesoi Jorida Tabaku. “Arrestimet e sotme, janë si rezultat i punës së jashtëzakonshme dhe profesionale të Partisë Demokratike në Komisionin Hetimor Parlamentar” tha ai.

Lexo me tej:

SPAK pret fletë arrestet për deputetin Alqi Bllako dhe 20 zyrtarë

Por me sa duket këtë vjedhje meritar për denoncimin e vjedhjes së madhe me inceneratorët nuk e duroi dot Monika Kryemadhi, të cilën Basha e përjashtoi qëllimisht nga hetimet e këtij komisioni. Ajo e quajti punën e komisionin Tabaku si një përpjekje për të fshehur të vërtetën. “Kjo që po ndodh sot me hetimet e inceneratorëve është meritë e LSI në lidhje me dosjet që ka dorëzuar në SPAK. U tentua me Komisionin të varroseshin të vërtetat e kësaj afere, por garantoj që kjo aferë nuk do të shuhet” tha ajo.

Andi Bushati: SPAK s’ka vlerë për ndëshkim, por për vizatim

Tek sheh deklaratat e këtij binomi, që deri një vit më parë pretendonte se rrëzonte me votë Edi Ramën, mbetesh pa tekst. Së pari ata zihen se kush do i marrë meritat që janë shumë më të mëdha se qerthulli i këtyre dy partive duke filluar që nga “Nisma Thurrje” që kallëzoi e para, e deri tek gazetarë investigativë që ngritën zërin atëhere kur kolegët e tyre paguheshin me shifra të majme.

Por puna nuk është te meritat. Sot problemi është se kemi ende një drejtësi të dirigjuar, një SPAK që heton me cak, pandaj para se ti gëzohen “suksesve” opozitarët e vërtetë duhet të fokusohen tek denoncimet. Sot nuk është koha për të ngritur sherrin se cila nga opozitat kishte të drerjtë, por se sa shumë para ka vjedhur regjimi i koka e të cilit ende nuk është prekur. 

©Lapsi.al



5 Comments

  1. Dava baxhellash . Kjo denoncon Bllakon dhe mbon jevgjitin dhe ky denoncon Agacin dhe mbron lejfenin . varikarista qe te dy .

  2. Z. LAPSI

    Po te mos ishte Nisma Thurje dhe LSI

    Inceratoret do vazhdonin grykesine e tyre.

    Luli I shituri nuk dinte gje.

  3. Shumica e Bordit të Censurës në Facebook ka lidhje me miliarderin e majtë George Soros – Judicial Watch

    Pretendimi i saj përforcohet nga fakti se kinezët ndaluan të gjitha udhëtimet nga Wuhan në pjesë të tjera të Kinës, por lejuan udhëtime të përhapura nga Wuhan në të gjitha vendet e tjera! Për fat të mirë, Trump ndaloi shpejt të gjitha udhëtimet në Kinë drejt dhe nga SHBA, duke shpëtuar dhjetëra mijra jetë. Është shumë ilustruese që kinezët, W.H.O. (një organizatë e OKB-së) dhe Demokratët e SHBA-së (shumë prej të cilëve po bëjnë presion për kufij të hapur dhe komunizëm) të gjithë e sulmuan Trumpin për këtë gje! Duhet të pyesni veten pse…

    Dhe sigurisht, të njëjtët demokratë e kanë përdorur në mënyrë të gabuar pandeminë në një përpjekje për të diskredituar Trumpin dhe axhendat e tij America first, duke e fajësuar gabimisht atë për të gjitha vdekjet dhe duke e përdorur atë për të shkaterruar ekonominë amerkane dhe për të justifikuar votimin universal me postë, që është subjekt i mashtrimit masiv. Axhendat nacionaliste të Trump janë antiteza e globalizmit, kështu që ata që shpresojnë të eliminojnë republikën kushtetuese amerikane dhe kapitalizmin e tregut të lirë në favor të një rendi te ri boteror, të përbërë nga një shtet autoritar komunist global, janë të dëshpëruar për ta hequr qafe Trampin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *