• |
ide | kryesore

VIDEO/ Aksident i rëndë në Levan, humb jetën një person

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:45 kur në fshatin Ziaj, automjeti tip “Benz” që drejtohej nga I. R., 37 vjeç, banues në Fratar është përplasur me një automjet tip “BMW” me drejtues F. L., 34 vjeç, banues në Çorrush.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i Benz-it dhe ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit tjetër. Ky i fundit po merr kujdes shëndetësor në spital.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *