• |
ide | kryesore

Taipi e Hoxhallari barazojnë me shtylla, Kukësi e Tirana ndajnë pikët në një ndeshje të ‘lodhur’

-Instant, F1, Sport, Video



Shkon në 6 ndeshje radhazi seria pa humbje e Tiranës, me Shehin që i besoi një 3-5-2 që kurseu rreziqet në prapavijë, por nuk është se i dha dorë të madhe të tijve për të krijuar panik në zonën kuksiane. Tekniku gjithësesi mund të buzqeshë me stabilitetin ‘zviceran’ të skuadrës së tij, që ka siguruar 20 pikë në cdo fazë loje, një garanci për titullin kampion. Ka përfunduar pa gola 0-0 në stadiumin “Arena Egnatia”, supersfida Kukësi-Tirana, e vlefshme për javën e 27-të në Kategorinë Superiore. Longo, akoma pa Shkurtaj, e me Collarin në portë, rrezikon të ketë tani pas shpine Vllazninë.

Pjesa e parë nuk prodhoi asnjë goditje në portë e mes një goditje me kokë të Tolit në minutën e 6 dhe asaj të dënimit të Gjelbrim Taipit tre minuta më pas, rasti i parë i vërtetë u regjistrua pas gjysëm ore lojë dhe ishte po mesfushori i Kukësit që i dha emocion një ndeshje të shuar, kur kërkoi të befasojë me një goditje të menjëhershme në zonë, por topi përfundoi larg kuadratit.

Pjesa e dytë nisi me një ritëm tjetër, por nuk është se skuadrat bënë cudi, e nuk e bëri madje as aktivizimi i Xhixhës, apo Milunovic në krahun tjetër. Në minutën e 57′ Tirana pretendoi për penallti, ku pas një goditje me kokë nga De Silva, topi përfundoi në dorën e mbrojtësit të Kukësit, për Hamiti nuk mendoi se ishin ekstremet për 11 metërsh. Edhe shtyllat ishin në barazim këtë ndeshje, me Taipin në të 66 dhe Hoxhallarin 11 minuta më pas.

Me këtë barazim Kukësi renditet në vendin e tretë në kuotën e 44 pikëve, por rrezikojnë tashmë të kenë pas shpine Vllazninë e Partizanin në rast se do të fitojnë ndeshjet e tyre. Ndërkohë, Tirana
shkon në kuotën e 60 pikëve, +14 nga Laçi, i cili ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar, por me këtë mesatare prej 20 pikësh për cdo fazë mund të rrinë të qetë për titullin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *