• |
ide | kryesore

Presidenti Putin uron Aleksandër Vuçiç për fitoren: Do focojmë partneritetin strategjik

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar homologun e tij Aleksandër Vuçiç për fitoren në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në 3 prill në Serbi. Në një njoftim për mediet thuhet se lideri rus e mirëpret bashkëpunimin strategjik mes dy vendeve në të ardhmen.

“Pres që aktiviteti yt si kreu i shtetit do të vazhdojë të ndihmojë në forcimin e partneritetit strategjik që ekziston mes vendeve tona. Kjo është në interesin e vllazërisë së popujve tanë.”, thuhet në telegramin e Putin drejtuar Vucic.

Sipas Komisionit Zgjedhor të Serbisë, mbas numërimit të 95% të votave, Vuçiç ka marrë 58.63 përqind të votave.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *