• |
ide | kryesore

Rama marrëveshje me gazetarët për lajmet pas konferencës, e konfirmon edhe Fuga

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama tentoi t’u diktojë gazetarëve se çfarë dhe si duhej të raportonin gjatë një konference për shtyp që u zhvillua të enjten me fokus rezultatet e Këshillimit Kombëtar.

Duke supozuar se kishte një pakt mes tij dhe mediave, kryeministri u kërkoi gazetarëve të pranishëm në konferencë që të raportonin për temën e konferencës dhe të linin për një hapësirë tjetër përgjigjet e dhëna jashtë kësaj teme.

“Duke shpresuar tek ai pakti, kompromisi që kemi bërë, që për përgjigjet jashtë teme ju do të shfrytëzoni një hapësirë tjetër dhe nuk do të hiqni temën nga raportimi juaj…”- tha Rama në fund të konferencës.

I pyetur nga BIRN për ekzistencën e një “pakti” mes kryeministrit dhe mediave, drejtori i Agjencisë për Median dhe Informim, Endri Fuga, tha se “nuk ka ndonjë dokument të shkruar”.

Por Fuga pranoi se gazetarëve iu kërkua që të mbulonin temën për të cilën ishte thirrur konferenca.

“Kemi folur për mundësinë që teksa të gjithë pyesin për çdo gjë dhe marrin përgjigje për çdo gjë, në të njëjtën kohë të mbulojnë edhe temën për të cilën ka ndodhur konferenca,” tha Fuga për BIRN.

“Është bërë zakon që dikush del për një teme të caktuar e më pas bëhen pyetje për tema të tjera dhe tema për të cilën është dalë në rradhë të parë ‘harrohet’,” shtoi ai./ Marrë me shkurtime nga Reporter.al



3 Comments

  1. Mos i beni me jehone propagandes se pist te palloshit . Lereni te vetem ne ishullin e hajduteve kete hajdut .

  2. Sali Berisha ka 25 vjet përplasje dhe beteja me 7 ambasadorët amerikan: Mariza Lino, Jossef Lipreht, Jahmes Jeffry, John Wothers, Alexandër Arvizzu, Donald Lu, Yuri Kim.

    Qindra akuza ndaj ambasadorve amerikanë dhe zero kundër ambasadorve rus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *