• |
ide | kryesore

“Kush luajti e justifikoi”: Duro i kënaqur me Lacin, por dëmtimet e bëjnë me ‘dhimbje koke’

-Instant, Sport



“Jam shumë i kënaqur me performancën e skuadrës sot në të gjithë aspektet dhe sigurisht rezultati ishte i pranueshëm se luanim ndaj Vllaznisë në Shkodër, kundërshtar direkt për pjesën e sipërme të klasifikimit”. Shpëtim Duro bën gjithnjë efekt, sa herë ulet në pankinën e Lacit. E këtë herë ndonëse vetëm 0-0, barazimi I marrë në Shkodër ngjan me një fitore. Bardhezinjtë ruajtën vendin e dytë në një transfertë të vështirë, pavarësisht dëmtimeve të Mazrekaj dhe Malotës. “Kush luajti e justifikoi. Kemi kontingjent prej 17-18 lojtarësh por jam i shqetësuar se kemi 2-3 dëmtime dhe kam hallin se kemi një ndeshje të rëndësishme në Kupë”.

Skepticizmi i ardhjes së Duros te bardhezinjtë ishte i gjithi mbi faktin se tekniku vetë nuk kërkoi të vazhdonte më pas aventurës europiane në verë. E tashmë ka ardhur edhe shpjegimi nga vetë tekniku: “Arritëm rezultat historik në Europë, bëmë paraqitje të shkëlqyeshme. Kishim disa probleme për të cilat prishëm bashkëpunimin, ndoshta në këto momente nuk mund të kthehesha, por duke parë që është skuadra e ndërtuar prej meje gjatë verës, kjo ishte arsyeja pse u riktheva në këto momente. Për mua është pozitive se rikthimi tregon vlerësim nga drejtuesit të cilët pasi kaluan disa situata, përsëri besuan te unë. Për mua është vlerësim rikthimi te kjo skuadër, tani do të përqendrohemi që deri në fund të marrim maksimumin” vlerësoi Duro, që shpjegoi edhe zgjedhjet për tu privuar nga Mazrekaj dhe Malota gjatë ndeshjes në Loro Borici, pavarësisht se ndoshta lojtarët mund të vazhdonin ende të luanin -. Unë mund të sakrifikoja lojtarët, por ishte e rëndësishme se me një fitore ngjitej Vllaznia. Janë lojtarë të rëndësishëm por të shohim nesër si do të jetë gjendja”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *