• |
ide | kryesore

Mbyllet procesi zgjedhor për kreun e degës së PD-së në Mallakastër, shpallet fituesi

-Instant, Lajme, Të fundit



Procesi i votimit dhe numërimit për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike të degës Mallakastër është mbyllur. Procesi filloi në orën 09:00 dhe u mbyll ne orën 18:00 në ambientet e kinemasë së qytetit. Fitues i zgjedhjeve është shpallur Resmi Bilbil Shanaj  me 277 vota pro, 80 vota kundër dhe 12 vota te pavlefshme. Shanaj ishte në garë së bashku me Astrit Xhafajn, i cili mori vetëm 80 vota. Pas fitores, Shanaj u shpreh se dera është e hapur për të gjithë demokratët.

Deputeti Luan Baçi, si i  deleguar i Partisë Demokratike për qarkun Fier, ka qenë prezent në këto votime.

 



1 Comment

  1. panorama është e qartë. Sali Berisha dhe Ilir Meta janë bashkë në luftën kundër SHBA-ve, janë bashkë në frikën që kanë nga drejtësia dhe të koordinuar në gjithçka bëjnë. Dhe do vijojnë ta bëjnë deri në fund, derisa të vijë fundi i tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *