• |
ide | kryesore

Video/ VAR ndalon festën e Kukësit: Longo një fitore në 8 ndeshje, 1-1 e çon Egnatian më pranë shpëtimit

-Instant, F1, Sport, Video



Vetëm një fitore në 8 ndeshjet e fundit për Kukësin, pas barazimit 1-1 në Kamëz, situatë që dështon parakalimin ndaj Lacit në vendin e dytë dhe i rrezikon ardhjen pas shpine të rivalëve. Rezultati i katërt pozitiv radhazi për Egnatian, që me këtë ritëm shpetimin e sheh gjithnjë e më pranë. Përfundon 1-1 sfida mes Kukësit e Egnatias, që starton fazën e katërt të Kategorisë Superiore.

Në një ndeshje pa shumë raste në pjesën e parë, Kukësi kishte impaktin më të mirë me ndeshjen, edhe pse rreziqet mungonin nga të dyja anët. Gjelbrim Taipi zhbllokoi takimin në minutën e 33′, duke befasuar Egnatian, që deri në atë moment nuk është se kishte kaluar ndonjë rrezik.

Pas rifillimit, rrogozhinasit ndryshuan ritmin dhe arritën të barazojnë në minutën e 78′ me Demir Imerin, i cili me një goditje të menjëherëshme në zone mposhti Collarin. Portieri mund të ishte protagonisti negative kur në minutën e 83′ gaboi daljen, por për fatin e tij Pedro Augusto nuk përfitoi. Episodi më i rëndësishëm, ndodhi në fund kur në minutën e 89′ Bruno Lulaj shënoi me kokë nga një goditje dënimi, por VAR e cilësoi si të parregullt pasi mbrojtësi i verilindorëve ka realizuar me dorë.

Me këtë barazim Kukësi mban vendin e 3 në kuotën e 45 pikëve, ndërsa Egnatia merr një pikësh me aromë “mbijetese” ku renditet në vendin e 7 në kuotën e 31 pikëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *