• |
ide | kryesore

Video/ Plori në telashe, Vllaznia e tij nuk fiton përsëri: debuton me 0-0 Duro

-Instant, Sport



Asnjë fitues mes Vllaznisë dhe Laçit, që ndanë pikët në Shkodër me barazimin 0-0, që lë pa fitore në katër ndeshje Plorin në pankinën kuqeblu dhe i dha debutimin e vakët Duros në atë kurbinase. Një barazim që i shkon në fakt për shtat Laçit, që pas javës së 28 vijon të qëndrojë në vendin e tretë me 47 pikë, kurse Vllazninë vazhdon ta mbajë në krizën e rezultateve.

Vllaznia harron të fitojë dhe Loro Borici nuk e ndihmon: herën e fundit që kuqeblutë kanë fituar, ka qenë 3 marsi ndaj Dinamos, 2-1 e që andej, janë plot 6 ndeshje pa fitore mes kampionatit e Kupës. Në një ndeshje nën ritëm, momenti më i mirë për Vllazninë ishte cerekorëshi i fundit i 45 minutave të para, por Aralica humbi kohë, Hoxhaj në të 40’ me goditje dënimi dhe Latifi në të 45’ nuk impenjuan sa duhet portierin e Lacit.

Zëvendësimi i detyruar për Laçin, ai i Mazrekajt, zbehu forcën e mesfushës për skuadrën e Shpëtim Duros, që humbi edhe Malotën, më pas, të dëmtuar. Vllaznia nuk arriti t’i shfrytëzonte këto mungesa në një ndeshje aspak argëtuese, që prodhoi një barazim pa gola. Një pikë që në fakt nuk i bën nder askujt, për më tepër Vllaznisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *