• |
ide | kryesore

Berisha: Pse nuk e komentoj vendimin e SHBA për Aqif Rakipin dhe Ylli Ndroqin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar në emisionin e gazetarit Alfred Lela shpalljen non grata nga SHBA. Ai tha se ka pasur rreth 15 oferta lobimi për të hequr non grata-n, por ka refuzuar. Ish-kryeministri tha se i ka vënë vetes qëllim që të bëjë gjithçka për transparencën e këtij vendimi.

“Kam pasur 15 oferta për lobim për të hequr ‘non grata’-n. Kam refuzuar çdo ofertë për lobim. Kam ndjekur dy linja. Kam ngritur padi për shpifje. I kam vënë vetes qëllim të bëj gjithçka për transparencën e këtij vendimi.

Pa rezultate nuk kam qenë. Rreth 40 shkrime të cilat janë që të gjitha në këtë linjë, se është vendim politik. Asnjë shkrim nuk është i lobuar” – tha Berisha që nuk pranoi të bëjë komente për sanksionet ndaj ish-deputetit Aqif Rakipi dhe biznesmenit Ylli Ndroqi.

“Po pyesni dikë që është në përballje të pamohueshme me të gjitha mundësitë për dezinjimin e tij nga sekretari i shtetit non grata të cilin e kam vlerësuar si një lobim të pastër korruptiv të Soros dhe Ramës. Vlerësimi im nuk është pranuar nga departamenti i shtetit.

Për sot nuk kam asnjë koment, u takon atyre të shprehen. Të më pyesësh nëse jam kundër sanksioneve, të bazuara nuk jam kurrë. Sot u sanksionua Gruevski, që u arratis pas një procesi gjyqësor. Kurse unë pa pasur asnjë padi a proces…

Për të tjerët nuk i komentoj sepse apriori nëse sanksionimi bëhet me fakte është normale, por nëse nuk ka prova është qëndrimi që kam për veten time. Nuk bëhem avokat, shqyrtues i problemit se nuk kam lexuar akoma motivacionin” – tha Berisha. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. AMERIKONI LA NJE AFGANISTAN TE TERE NE DORE TE TALEBANVE
    PO PJERDH SHUME PER EDRAME

    I LA NJERZIT E BESUAR NE RROTAT E AVIONIT QE NGRIHEJ LART

    1. Haha një horre si Sali Berisha nuke ka koment per të tjeret🤔🤔 ky horre komunist nuke ka lën shtepi Shqiptare pa hyre dhe share me fis e fare ti je një mashtrus ordiner bashke me një familje mafjoze, Sali Berisha, ilir Meta, dhe Edi Rama duhet të dslin para drejtsise 🇺🇦🇪🇺🇦🇱🇺🇲🇦🇱🇺🇲

  2. KA IKUR BIDENNI KA TRUNI SE DREJTESIA AMERIKONE I ESHTE QEPUR KEQ HUNTER BIDENIT

  3. A more Berishe çna bere jo vetem PD po e mer me vete ne var po na mer me vete ne var dhe shoket e e tu hajdut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *