• |
ide | kryesore

Protestoi live kundër luftës në Ukrainë, gjermanët punësojnë gazetaren ruse

-Instant, Lajme, Planet



Gazetarja ruse Marina Ovsyannikova, që protestoi live kundër ndërhyrjes ushtarake ndaj Ukrainës, është punësuar nga gazeta gjermane “Die Welt”. 43-vjeçarja Ovsyannikova do të jetë një korrespondente për gazetën, por edhe për televizionin me të njëjtin emër, duke raportuar nga Ukraina dhe nga Rusia.

Gazetarja ruse ruajti integritetin dhe profesionalizmin gazetaresk duke zgjedhur të protestonte kundër lajmeve të rreme ruse dhe duke u rreshtuar në anën e paqes. Në mars të këtij viti, ajo doli përpara kamerave me një poster ku lexohej: “Stop luftës, mos besoni propagandën, këtu po ju gënjejnë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *