• |
ide | kryesore

Përse Kylie ende nuk e ka zbulur emrin e të birit

-Instant, Paparazzi, Slider

Në shkurt Kylie Jenner zbuloi se djali i saj i porsalindur quhej Wolf Webster. Por në një postim në Instagram në mars, Jenner zbuloi se ajo dhe Travis Scott, emri i vërtetë i të cilit është Jacques Bermon Webster II, mendonin se emri “Wolf” nuk i përshtatej djalit të tyre dhe se nuk ishte më emri i tij.


Prej atëherë ajo nuk ka folur më për emrin e ri të djalit të saj. Arsyeja? Sepse ende nuk e ka gjetur.


Kylie tha për Entertainment Tonight se ajo dhe Travis ende nuk e kanë riemërtuar zyrtarisht djalin e tyre.

“Ne kemi disa opsione vërtet të forta, por nuk e kemi ndryshuar zyrtarisht,” tha ajo.

Jenner tha se “Wolf” nuk ishte kurrë në listën e emrave të saj dhe Travis, por në fakt kishte qenë një sugjerim nga motra e saj e madhe Khloé Kardashian.

“Nuk kam asgjë kundër Wolf,” tha Jenner. “Thjesht nuk i përshtatej atij. Nuk kishte të bënte me emrin, thjesht nuk ishte ai, e kuptoni?”

Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë bashkë edhe një vajzë 4-vjeçare, të quajtur Stormi. Si Stormi, ashtu edhe djali i çiftit, morën mbiemrin ligjor të reperit, Webster.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.