• |
ide | kryesore

Piruetat/ Dy fytyrat e Ramës për “Open Balkan”

-Instant, Kryesore



Mosaprovimi nga kancelari gjerman Shultz i projektit të Ballkanit të Hapur dhe këmbëngulja e tij për të vënë theksin tek forcimi i Procesit të Berlinit e ka bërë Edi Ramën të ndryshojë sërish strategji. Nëse për një kohë të gjatë ai është rrekur të mbrojë para shqiptarëve tezën se nisma e tij dhe e presidentit Vuçiç mbështetet nga Brukseli, tani ai ka kaluar në një tjetër regjistër: Ai po përdor farsën e këshillimit kombëtar për të thënë se e ka obligim nga populli i tij të shkojë përpara me këtë projekt. “Mua nuk më intereson mendimi i të tjerëve, por ai i qytetarëve”, tha kryeministri këtë të martë gjatë një konference shtypi në Berlin (video poshtë). 

Por për një kohë të gjatë Rama u ka imponuar qytetarëve shqiptarë idenë e gënjeshtërt se ashtu si SHBA edhe BE e mbështet “Open Balkan”. Megjithëse edhe gjatë vizitave në Shqipëri, si ish kancelarja Merkel si shefja e Komisionit Europian Van der Leyen u shprehën kundër, propaganda nuk ka rreshtur. “Besoj se ishte e qartë e thënë nga komisioneri Varhelyi se Komisioni Europian e mbështet Ballkanin e Hapur dhe fton të treja vendet e tjera t’i bashkohen”, tha Rama gjatë një konference të përbashkët me Zaevin dhe Vuçiçin në dhjetor të vitit të shkuar. Komisioneri hungarez për zgjerimin, i cili është akuzuar nga shtypi si njeri që lobon për interesat e presidentit serb, e pati pohuar këtë në një video konferencë gjatë takimit të tre liderëve ballkanikë.

Lexo me tej:

Letra/ Rama, Vuçiç, Zaev i kërkojnë ndihmë BE për Ballkanin e Hapur

Ndërsa këtë javë, pavarësisht ndryshimit të qeverisë në Gjermani, largimit të së djathtës dhe ardhjes në pushtet të social demokratëve, kancelari Shultz nuk denjoi asnjëherë ta përmendë Ballkanin e Hapur dhe ai e vuri theksin tek procesi i Berlinit.Por këtij refuzimi konsistent Rama i është përgjigjur me një anketë fake ku prezumohet se Shqiptarët e mbështesin nismën e tij të të Vuçiçit.

“Ballkani i Hapur është një bashkim interesash konverguese, jo diverguese. Dhe çdo konvergjencë që ne realizojmë me fqinjët i shërben paqes, sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe social… Ballkani i Hapur është një interes shumë i rëndësishëm i Shqipërisë, i shqiptarëve dhe i Kosovës…” tha ai kur shpalli “rezultatet” e Këshillimit Kombëtar, sipas të cilave 59% e shqiptarëve e mbështesnin Open Balkan (tabela poshtë). 

E gjithë kjo histori dëshmon për piruetat që është detyruar të ndërmarë Edi Rama për të shpënë përpara besën që ka lidhur me Vuçiçin dhe Zaevin. Për gati dy vite me radhë, ai u tha shqiptarëve se ky projekt mbështetet nga BE, por kur kjo e fundit insiston që nisma mos i mbivendoset Procesit të Berlinit të mbështetur prej saj, Rama thotë ashtu si sot: “Mua nuk më intereson mendimi i të tjerëve, por ai i qytetarëve”.

©Lapsi.al



24 Comments

  1. Akoma i besoni dokrrave te ketij hajduti? Ky pleh eshte antishqiptri me i madhe , peveç vetes dhe xhepit se tij ketij hajduti nuk i intereson asgje

  2. Ballkani i Hapur ishte dhe mbetet iniciative e qarqeve zyrtare dhe pas tyre ne SHBA si nevoje per nje prani te zgjatur amerikane ne Evrope dhe zhvendosje ne Shqiperi. Duket se ideatoret e nismes binden Presidentin Trump ta mbeshteste pasiqe do ti siguronin nje paqe mes shqiptarve dhe serbeve ne ballkan. Per rrjedhoje, nje triumf paqe e ndoshta nje Nobel per Trump, te rendesisme per mandatin e tij te dyte. Ajo nuk ndodhi. Rezistenca paralele e Berlinit qe e forte sa detyroi Thacin te braktise avionin ku qe nisur per te firmosur “paqen” dhe neneshtruar Hages. Ne Shqiperi kundershtaret e idese u spastruan shpejt ku spikat non grata e Berishes. “Aseti” i Tiranes qe eshte i sprovuar ne lojen e ndryshimit te flamujve: i lindur dhe rritur komunist; extremist PDist; pseudo multi-artist; perkthyes i zellshem ne Italisht; refugjat ne France; bashkjetues me gjermane; befas rikthehet ne PS si neokomunist; i dashuruar marrezisht me Ilir Meta; nuk le organizate me ndikim te krimit te organizuar pa e perfaqesuar ne parlament (Qifja rasti me i fundit); Gjermanofil dhe gaztor i Merkel ne iniciativen e saj te Berlinit por shpejt kullot ne qesen e SHBAve me te ashtuquajturin “thesi i hapur”! Ndersa SHBA dhe Gjermania mendojne se “Aseti” i Tiranes kalon sa ne doren e njeres fuqi te tjetra, vete Aseti-Rama zgerdhihet me lehtesine se si manipulon dy fuqite e diplomacise dhe inteligjences ne favor te projektit te tij te llojit me te frikshem te zhvatjes se pasurive dhe parave te Shqiperise.

      1. Rama po ben maksimumin te fuse shtetin ton ne BE. Cfare flitet lart e posht per genjeshtra duhet ti injorojme dhe te perqendrohemi tek fokusi yne i cili eshte antaresimi

    1. Po keshtu na e kane kajt nanen edhe ne Jalt te Teheranit ne 1943 .
      Anglo-Amerikanet me Rus .
      Te njejten gje po deshirojn ta bejne edhe tani , me bijte e Dushanit e Enver Milladinit, vetem se tash ky Open Ballkan eshte me i kamufluar , dhe Gjermania te mos kete dore ne Ballkan .
      Pa e mare Gjermania Ballkanin , kurre s’ do kete paqe ne Ballkan , sikur ne Lindjen e Mesme , a ka paqe !?

  3. Shume mire ka folur kryeministri qe si interesone mendimi i te tjereve per open ballkan por mendimi i qytetareve te tij se fundja open ballkan nuk do jete ne interes te te tjereve po te popullit shqipetare.

    1. Shqiptaret jan te tille qe kur degjojme nderkombetaret thone si sbeme nje gje vet, kur degjohen thone pse nuk i degjoni nderkombetaret….Per sa koh qe shumica ka votuar per Open Balkan zeri i tyre duhet degjuar

  4. Ky esht kryeministri qe duam, dhe pse projekti u refuzua ai vazhdon me strategji te reja duke degjuar keshtu zerin e qyretareve

  5. Open ballkan eshte nje insiativ shume e mire e ndermar nga kryeministri per nje bashkpunim sa me te madh midis shtevete te rajonit por edhe per zhillimin e vendeve

  6. Projekti ballkanit te hapur nje projekt eshte i infleuncuar nga shba dhe me mbeshtetje te be kancelari nuk dha asnji opinion negativ ndaj ballkanit te hapir por gjermania si lokomotive e europes qe eshte preferon qe proceset ti udheheq vete

  7. Zoti kryeminister ju mendoni gjithmone per te miren e ketij vendi. Keshtuqe cdo vendim qe ju merrni eshte i duhuri.

  8. Nderkohe qe Rama mba dy faqet (te bythes e fytyres) tek Open Ballkan…
    …Kryeministri i Kosoves Albin Kurti deklaron – 100 Euro shtese per te gjithe buxhetore e pensioniste te Kosoves pa dallim, si dhe rritje rrogash direkt per punonjesit buxhetore.
    Per keto gjera faqet e Rames jane bere Sholle e as skuqen, as nxihen fare aty poshte tavolines se Open Ballkan!

  9. Patronazhisto-kanabistat qenkan hedhur ne sulm per sufllaqe.
    Beni referendum, dhe po te doje populli, verini edhe flaken ketij vendi. Por duhet pyetur populli me referendumai eshte pronari i ketij vendi, jo 5-6 sahanlepires te cdo pushteti.

  10. në 25 Mars z. Berisha na tha në zyrë se vendimet e gjykatave duhen respektuar, sot thotë pse ke ankimuar vendimin se gjykatat janë të Edi Ramës. Pra kur vendos në favor të Z. Berisha, gjykatat janë të mira, nëse rrezikon të bëjë drejtësi, ato janë të Edi Ramës. Kjo është qesharake.

  11. Për herë të parë, Rakipi e pa derën e Kuvendit në vitin 2013 kur duke kandiduar në Elbasan fitoi plot 12,110 vota. Bardhi duhet ta dijë se këto vota shkuan në favor të Sali Berishës dhe koalicionit të tij Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim. Nga ana tjetër Berisha kishte futur në listën e PD-së në Fier Mesila Dodën dhe Shpëtim Idrizin nga PDIU-ja që nxori edhe Rakipin deputet. Se kur i bleu votat Rakipi, nëse i ka blerë, është e qartë. Pra, kur zbuloi mbi 12 mijë çamë në Elbasan në kohën kur zgjedhjet i organizonte Sali Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *