• |
ide | kryesore

Hailey Bieber ju drejtohet fansave të Selena Gomez: Më lini rehat

-Instant, Paparazzi, Slider



Hailey Baldwin u është lutur njerëzve online që ta lënë të qetë dhe të ndalojnë së komentuari gjëra të këqija në mediat e saj sociale.

Në një video të TikTok të postuar dje, Baldwin duket se po u drejtohet fansave të ish-të dashurës së bashkëshortit të saj Justin Bieber, Selena Gomez, të cilët komentojnë rregullisht dhe e krahasojnë me këngëtaren 29-vjeçare.

“Kjo është për ju djema në komentet e mia çdo herë që postoj”, ka shkruar ajo në video.
“Ka kaluar mjaft kohë,” tha modelja, duke iu referuar se sa kohë ka kaluar që nga ndarja e Gomez dhe Bieber. “Unë jam duke u marrë me biznesin tim. Unë nuk bëj asgjë, nuk them asgjë. Më lini të qetë, ju lutem! Ju lutem! Vërtet. Kjo është kërkesa ime e vetme. Bëhuni të mjerë diku tjetër, ju lutem,” përfundoi ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *