• |
ide | kryesore

Kievi liron 4 të burgosur rusë në këmbim të 5 ukrainasve

-Instant, Lajme, Planet



Ushtarët rusë dhe ukrainas të robëruar janë shkëmbyer në rajonin Kherson në jug të Ukrainës.

Kievi ka liruar katër ushtarë rusë në këmbim të pesë ukrainasve. Lajmi bëhet me dije nga forcat armatosura të Ukrainës në jug.

Sipas njoftimit katër të burgosur rusë ishin shkëmbyer me pesë ushtarakë ukrainas në fshatin Posad-Pokrovske pas negociatave intensive.

Ky është shkëmbimi i pestë i të burgosurve midis Ukrainës dhe Rusisë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

Rusia pretendoi kontrollin e Khersonit që në fillim të luftës, por Ukraina ka rifituar një pjesë të territorit të saj, sipas raporteve të lëshuara nga Pentagoni disa javë më parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *