• |
ide | kryesore

E reja shkon me dhimbje barku në QSUT, lind në tualetin e Urgjencës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
QSUT



Në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë mesnatës së djeshme ku një vajzë, e cila ka shkuar me dhimbje barku, ka lindur në tualet foshnjën e saj.

Shoqata e Infermierëve bën me dije se e reja ishte paraqitur në spital më datë 17 prill në orën 02:00 të mëngjesit pasi kishte dhimbje barku, ajo fillimisht kishte shkuar në urgjencën e sëmundjeve të brendshme, por më pas nga mjekët roje i është kërkuar që të shkojë në tualet.

Sipas njoftimit të publikuar nga Shoqata e Infermierëve për shkak të krizave e reja ka lindur foshnjën e saj në tualet.

“Nuk kishte ndodhur me pare ne vend qe te paraqitesh ne Urgjence për dhimbje barku dhe te lindesh ne tualet.

Burime për Shoqatën e Infermierëve tregojnë që mbrëmjen e djeshme rreth orës 02:00 te mëngjesit është paraqitur ne Urgjencën e sëmundjeve të brendshme e cila tashme konsiderohet dhe si Urgjenca Polivalente qe pret te gjitha llojet e Urgjencave dhe pas triazhit cdo pacient dërgohet ne specialitetin qe ka nevoje për shërbim.

E reja është paraqitur ne Urgjence duke referuar me dhimbje te forta barku dhe pasi është pritur nga stafi i urgjencës nga ana e vajzës është kërkuar te shkoj te tualet.

Sapo ajo ka shkuar ne tualet dhe për shkak te krizave qe kishte rezulton qe ajo ishte shtatzene dhe ka lindur pikerisht ne tualetin e Urgjences se QSUT ku pasi mori ndihmën e nevojshme u shoqërua ne maternitet ku mori ndihmes dhe sherbimin e nevojshem.

Urime te perzemerta te gjithe stafit te Urgjencës te cilët ishin prezent dhe asistuan duke ndihmuar te rene e cila tashme gezon shendet te mire”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Infermirëve të Shqipërisë.



3 Comments

  1. ka marre fund ai spital. Hajdutet punojne vetem paradite deri ne 14. Pasdite rrine qoftexhijte apo specializantet qe sdine shkrim e kendim, jo me te dine tjerat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *