• |
ide | kryesore

Veshja e Amber Heard në gjyqin ndaj Johnny Depp konsiderohet si ‘lojë mendore’

-Instant, Paparazzi, Slider



Seancat gjyqësore mes Amber Heard dhe Johnny Depp janë ndër më të komentuarat ditëve të fundit. Fansat e aktorit kanë vënë re diçka të çuditshme në veshjet e ish-gruas së tij, Amber Heard, diçka që sipas tyre nuk mund të jetë rastësi.

Disa përdorues në rrjete sociale kanë vënë re se Amber Heard ka “kopjuar plotësisht” veshjet e Johnny Depp gjatë seancave të gjyqit. Për ironi, ajo e ka akuzuar më parë atë se “nuk ka stil personal”.

Ç’ka të dyshimtë në veshjen e Amber Heard:

Në ditën e parë, Amber Heard u shfaq e veshur me një xhaketë në ngjyrë gri, të ngjashme me një që Johnny Depp veshi disa ditë më parë, para gjyqit.

Ç’ka të dyshimtë në veshjen e Amber Heard:

Në ditën e parë, Depp mbante veshur një kravatë të zezë me një spilë blete, ndërkohë që një kravatë dhe spilë të ngjashme kishte aktorja ditën e dytë të gjyqit.

Ç’ka të dyshimtë në veshjen e Amber Heard: Ç’ka të dyshimtë në veshjen e Amber Heard:

Disa njerëz shkruajnë në internet se kjo sjellje e vetëdijshme e kopjimit të veshjeve mund të jetë “lojë mendore” duke iu referuar sjelljeve psikologjikisht manipuluese që synojnë të shqetësojnë një person tjetër ose të fitojnë avantazh ndaj tij.

Ç’ka të dyshimtë në veshjen e Amber Heard:

Të tjerë, shkruajnë se se zgjedhja e veshjeve mund të jetë një formë tallëse ose në rastin tjetër, një tendencë sociopatike. Nëpër komente të tjera pretendohet se kopjimi i veshjeve mund të jetë tregues i abuzuesve që përpiqen të qëndrojnë “të lidhur” me viktimat e tyre. Kopjimi i veshjeve dhe/ose sjelljeve konsiderohet si karakteristikë e njerëzve me çrregullimin narcisistik të përsonalitetit, pasi përpiqen të imitojnë dhe sillen si dikush që duan të jenë.

Johnny Depp ka paditur ish-gruan e tij për një histori që ajo shkroi në të cilën e përshkroi veten si viktimë të dhunës në familje. Në vitin 2018, për Washington Post, Amber shkroi një artikull ku e përshkroi veten si një “figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”. Depp thotë se artikulli – i cili nuk e përmend atë me emër – është shpifës dhe dëmtoi karrierën e tij. Ai mohon çdo abuzim.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *