• |
ide | kryesore

Kush janë aktorët që përkohësisht u tërhoqën nga aktrimi

-Instant, F1, Paparazzi



Jim Carrey njoftoi se kishte mbaruar punë me Hollywood-in, më pas u publikua lajmi e hse Bruce Willis po e shtynte karrierën e tij për shkak të problemeve shëndetësore. Fatkeqësisht, lista e aktorëve të shkëlqyera që po marrin vendimin për të hequr dorë nga aktrimi po bëhet gjithnjë e më e gjatë.

Disa prej këtyre personazheve të famshëm vendosën për këtë, disave iu desh të bënin një pushim për arsye shëndetësore dhe të tjerë thjesht donin të eksploronin territore të reja ose të kalonin kohë me të dashurit e tyre.

Cilatdo qofshin arsyet…familja, arti, shëndeti, kjo nuk e heq faktin që Hollywood-i po humbet disa aktorë të mëdhenj dhe të talentuar. E dimë se është e vështirë të jesh yll, ndaj respektojmë dëshirat e tyre për të jetuar një jetë më normale të përkushtuar ndaj familjeve apo pasioneve të tyre.

Më poshtë është një listë e disa yjeve që ose do mungojnë në ekranet tona ose na kanë munguar prej shumë kohësh!

Jim Carrey po bën një pushim dhe ndoshta do të tërhiqet për jetën e tij të qetë dhe artistike

Një nga yjet më të famshëm që shpalli pensionin ishte Jim Carrey. Aktori i Mask, i njohur më shumë për aktrimin dhe humorin e tij të çuditshëm, tha për Access Hollywood se po e lë pas aktrimin. Jim tha: “Më pëlqen shumë jeta ime e qetë dhe më pëlqen shumë të vendos bojë në kanavacë dhe me të vërtetë e dua jetën time shpirtërore dhe ndihem sikur kjo është diçka që mund të mos dëgjoni kurrë të thotë një personazh tjetër i famshëm për sa kohë që ka kohë – kam mjaftueshëm. Unë kam bërë mjaft. Jam mjaftueshëm i kënaqur.”

Më pas, megjithatë, menjëherë pasi aktori Hollivudian tha se ishte mjaft serioz për daljen në pension, ai u shpreh: “Nëse engjëjt sjellin një lloj skenari që është i shkruar me bojë ari e më thotë se do të jetë vërtet e rëndësishme që njerëzit ta shohin, mund të vazhdoj rrugën, por po bëj një pushim.”

Bruce Willis, për arsye shëndetësore

Bruce Willis the Die Hard, ikona e filmit aksion të Hollivudit po tërhiqet nga aktrimi për arsye shëndetësore. Këtë muaj, familja e tij bëri një njoftim të përzemërt në rrjetet sociale se aktori së fundmi u diagnostikua me afazi dhe kjo po ndikon në aftësitë e tij njohëse. Bruce është një nga aktorët më të mirë të viteve ’90 dhe gjatë gjithë karrierës së tij të gjerë, ai na ka dhuruar shumë xhevahire kinematografike. Sot, gjendja e tij shëndetësore e pengon të vazhdojë në botën e aktrimit.

Sandra Bullock po largohet sepse nuk dëshiron të humbasë amësinë

Një tjetër arsye që i ka mbajtur aktorët e mëdhenj larg kamerave dhe ekraneve tona është prindërimi. Sandra Bullock së fundmi njoftoi se po bën një pushim të pacaktuar nga aktrimi sepse dëshiron të ndjekë mëmësinë. Aktorja po promovonte filmin e saj të ardhshëm “The Lost City”, kur zbuloi se ka në plan të bëjë një pushim për t’iu përkushtuar fëmijëve të saj, djalit 11-vjeçar Louis dhe vajzës së saj 8-vjeçare Laila.

Emma Watson po bën një pushim për të jetuar një jetë sa më normale me të dashurin e saj

Edhe pse së fundmi e pamë Emma Watson në 20 vitet e Harry Potter dhe The Philosopher’s Stone Special, aktorja e re ka kohë që është larguar nga kamerat. E dashura jonë Hermoine Granger bëri njoftimin përmes Daily Mail duke zyrtarizuar daljen e saj në pension. Në moshën 31-vjeçare, Ema ka marrë një diplomë universitare për letërsi dhe ka vendosur të lërë në pritje aktrimin.

Cameron Diaz!

Cameron Diaz ishte ylli i viteve ’90 dhe 2000 dhe arriti të qëndronte në qendër të vëmendjes duke iu përkushtuar komedive dhe rom-com-eve. Në vitin 2014, në premierën e “Annie” aktorja “Diçka rreth Mary” rrëfeu dëshirën e saj për të marrë një pushim nga industria.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *