• |
ide | kryesore

Urdhëroi pengmarrjen e të riut pasi i kishte para borxh, gjykata lë në burg Denada Çezmën dhe bashkëpunëtorin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për çiftin Shkëlqim Koçeku dhe Denada Çezma. Të dy këta persona rrëmbyen dhe dhunuan 31-vjeçarin Emil Sorra, për shkak të një borxhi të pakthyer. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 14 prill të këtij vitit.

Mësohet se Sorra i kishte marrë 20 mijë euro borxh 37-vjeçares, nën pretendimin se ishte i sëmurë me kancer dhe paratë i duheshin për trajtim. Pasi ka kaluar një kohë e gjatë dhe lekët nuk janë kthyer 37-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e të dashurit për të zgjidhur ‘problemin’. Kështu, i dashuri i Çezmës ka marrë peng dhe ka dhunuar të riun, në bashkëpunim me një mikun e tij, Sultan Picari, ky i fundit i shpallur tashmë në kërkim nga policia për veprën penale ‘heqje e paligjshme e lirisë’.
Kujtojmë se teksa kreu krimin Koçeku i ishte caktuar masa ‘arrest shtëpie’ për armëmbajtje pa leje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *