• |
ide | kryesore

Cristiano dhe Georgina prezantojnë vajzën e sapolindur

-Instant, F1, Paparazzi



Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë prezantuar së fundmi vajzën e tyre të sapolindur.

Përmes rrjetit social,Instagram, Cristiano ka postuar  foton e tij të parë familjare me pesë fëmijët e tij,tre ditë pasi ndau lajmin tragjik se djali i tyre kishte vdekur.

“Shtëpi e ëmbël shtëpi,” shkroi Cristiano në Instagram, krahas portretit të bërë në divan, ku shfaqej  djali i tij Cristiano Jr., 11 vjeç, binjakët e tij Mateo dhe Eva, 4 vjeç dhe fëmija i tij i parë me Georgina, vajzën Alana, 4 vjeç. “Gio dhe vajza jonë më në fund janë bashkë me ne”.

Ai gjithashtu falënderoi fansat për të gjitha “fjalët dhe gjestet e mira” gjatë javës së kaluar. “Mbështetja juaj është shumë e rëndësishme dhe ne të gjithë ndjejmë dashurinë dhe respektin që keni për familjen tonë”, tha futbollisti. “Tani është koha për të qenë mirënjohës për jetën që sapo kemi mirëpritur në këtë botë.”

Ciftin ishin në pritje të binjakëve, por më 18 prill treguan se vetëm vajza e tyre mbijetoi. “Është dhimbja më e madhe që çdo prind mund të ndjejë”, u shpreh Ronaldo , duke shtuar se “vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcë për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *