• |
ide | kryesore

Durrës, tritol biznesit të policit të “Shqiponjave”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një sasi eksplozivi shpërtheu mbrëmjen e djeshme në Katund i Ri në Durrës, ku si pasojë e shpërthumit u shënuan vetëm dëme materiale.

Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në derën e jashtme të një dyqani, pronar i së cilit është një punonjës policie. Dyqani tregtonte ushqim për kafshët.

Hysni Gashi, efektiv i forcave Shqiponja, pronar i dyqanit, i pyetur nga grupi hetimor është shprehur se nuk ka konflikte dhe se dyshon që ngjarja të ketë lidhje me punën e tij.

Shpërthimi që shkaktoi panik te banorët e zonës, u regjistrua mbrëmjen e së premtes rreth orës 22:20, në fshatin Katund i Ri

Nga shpërthimi është dëmtuar qepeni i dyqanit në pronësi të 54-vjeçarit Hysni Gashi. Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje dhe as autorët.



2 Comments

  1. Vetem ne shqiperi ka njerez qe kane “biznese” dhe shkojne e marrin rroga administrate. Police, prokurore, gjykates, drejtore e deputete te gjithe me biznese te cilat ne fakt jane vec larje parash te pista. Prindaj nuk eshte cudi qe u vene gjoba e tritol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *