• |
ide | kryesore

Afera e vitit/Qeveria i fal Plazhin e Gjeneralit një kompanie private

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Klodian Tomorri

Qeveria vijon tjetërsimin masiv të pronave publike në zonat më të lakmuara të bregdetit për llogari të biznesve afër saj duke përdorur ligjin kontrovers të investimeve strategjike. Këtë herë kthetrat e grabitjes kanë rënë mbi Plazhin e Gjeneralit, një nga zonat më të bukura të bregdetit shqiptar.

Përmes një vendimi në Komitetin e Investimeve Strategjike, qeveria ka vendosur t’i japë falas 635 mijë metër katrorë tokë publike, praktikisht të gjithë atë që njihet si Plazhi i Gjeneralit një kompanie private të quajtur Mediterranean Wave. Kjo është një kompani e krijuar vitin e kaluar dhe zotërohet 100 për qind nga Shijaku shpk e Shpëtim Shijakut.

Mbi pronën e falur shtetërore kompania do të investojë sipas saj 50 milionë euro për të ndërtuar një resort turistik. Sipas vendimit, resorti do të ketë në përbërje hotele, vila (fshat turistik), shërbime të hotelerisë, parqe, hapësira për aktivitete dhe sistemime të vijës bregdetare. Por favoret nuk përfundojnë vetëm me faljen tokës në bregdetit.

Kompania ka marrë statusin e investitorit strategjik dhe përmes tij qeveria i ka dhënë asaj edhe të drejtën ekskluzive të shfrytëzimit të plazhit ranor për 30 vjet. Paralelisht shteti ka marrë përsipër të ndërtojë të gjithë infrastrukturën rrugore, ujësjellësin, impiantin e ujërave të zeza si dhe nënstacionin e energjisë elektrike. Të gjitha këto vepra që do të shërbejnë ekskluzivisht vetëm për resortin dhe të pasurit që do të blejnë vila aty do të ndërtohen me paratë e qytetarëve.

Ky është një vendim, ku me një të rënë të lapsit i fallen një kompanie private minimalisht 60 milionë euro prona publike. Por privatizimi falas i Plazhit të Gjeneralit nuk është prona e parë publike që i jepet kompanisë Shijaku.

Dy vjet më parë qeveria i dha asaj po falas, kundrejt çmimit simbolik 1 euro edhe 140 mijë metër katrorë tokë publike, pjesë e vendkomandës qendrore të Ushtrisë në zonën e Saukut. Ndërsa vetëm pak muaj më parë, kjo kompani arriti të marrë lejen për të çmontuar Kombinatin e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, që ndryshe njihet si Uzina e ARMO-s.

E klasifikuar si sektor Strategjik, legjislacioni në fuqi e ndalonte në mënyrë kategorike falimentimin apo çmontimin e ARMO-s. Kjo ishte arsyeja se pse një numër i madh tentativash të mëparshme nga shumë kompani private për të çmontuar ARMO-n kishin dështuar. Deri pak muaj më parë, kur kompania Shijaku arriti ta shtinte në dorë këtë pasuri dhe të siguronte lejen për çmontimin e saj duke e shitur për skrap./ MCN



10 Comments

  1. S’paska dale Cendrifuga me komente me emra te ndryshem ne favor te koncesionit???

    O Fuge dil ne pune sa ta shqeu zorren zorregjati!!

  2. Ne se nuk veprohet e te nderhyet tani , neser do jete teper vone . Keta e plaçkiten dhe e katandisen kokoshin nje thele me lakmine dhe pangopesine e tyre . Me babezine e tyre dhe me keto ligje antikushtetuese qe krijohen enkas per te xhvatur kete vend , neser nuk do kete me shqiperi . Revololucioni , vetem revolucioni e ndane shapin nga sheqeri me hajnat me pushtet dhe antishitarizmat .

  3. O burra grabisni gjithçka .E telendiset kete vend me keq se ne mesjete o funderrina .
    Mos u ngopshit kurre , koken hengeshin ne ligesite tuaja

  4. Qijani ropt ketij vendi . Detin ja dhe grekut , ballkanin e hapur po e ben me serbin dhe jo me vellezerit e kosoves , shqiperin po ja shet hajduteve dhe krimineleve . Ça te ka ngele pa bere me o pallosh? Ti duhesh varur ne çengel o kurve dhe prape e ke shume pak .

  5. HAJNIA E HAJNAVE MAVI NUK KA TE SOSUR
    PO I LAME EDHE PAK AKOMA NE PUSHTET , NUK DO KETE ME SHQIPERI

    FJALET I MERR ERA VEPRAT NGELIN
    FJLET PERFUNDUAN VEPRAT BEJNE EFEKT
    NESE DONI SHQIPERINE R E V O L U C I O N I
    ESHTE ZGJEDHJA DHE ZGJIDHJA E DUHUR

    1. Sa afera te vitit e te shekullit do dalin , aq te mira qofshin . Bemat e ketyre hijenave e çakenjeve nuk kane te sosur . Nuk kemi pare gje akoma .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *