• |
ide | kryesore

“Mos bëj zhurmë”/ Komshiu i fut plumbin punëtorit në Durrës

Arkiva



Një 43-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti verbal i cili agravoi mëngjesin e sotëm në Durrës. Mësohet se komshiu Augert Zera është shqetësuar nga zhurma dhe i ka dhënë urdhër që të ndërpresë punën. Fillimisht të dy janë përplasur me fjalë dhe më pas sherri ka agravuar deri në përdorimin e armës.

“Mos bëj zhurmë, e di ti kush jam unë”, kështu ka nisur gjithçka mes tyre derisa 35 vjeçari ka marrë armën dhe e ka qëlluar punëtorin e ndërtimit me një plumb në këmbë. Autori, 35-vjeçari Zera, është arrestuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *