• |
ide | kryesore

Keqardhja e Guardiolës e frika nga Madrid: “8-0 do të kishte qenë më mirë, por në Tokë nuk ndodh kundër Realit”

-Instant, Sport



Pas spektaklit fantastik në 4-3 me Real Madrid, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, Pep Guardiola i bie drejt, pa fshehur keqardhjen, por edhe frikën e ndeshjes së kthimit. “Ne donim të fitonim me një diferencë më të madhe, por 4-3 nuk është një rezultat i keq – shpjegoi tekniku i City, që mundi Ancelottin për herë të parë në karrierën e tij – Ata janë Real, kanë armë të shkëlqyera në sulm. Do të shkojmë në Madrid për të luajtur ndeshjen tonë – shtoi tekniku katalanas -. Ata do të kenë njerëzit e tyre në favor, por të shohim”.

“Kur një trajner e sheh ekipin e tij duke luajtur kështu, ai mund të thotë pak gjëra për rezultatin, edhe nëse është gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve – vazhdoi Gaurdiola -. Ne pësuam tre gola, është e vërtetë – vazhdoi ai – Por ne dhamë gjithçka dhe luajtëm një ndeshje të bukur”. “A u argëtuam ne? Askush nuk mund të argëtohej, edhe pse 8-0 për ne do të ishte më mirë – shtoi ai me një buzëqeshje të hidhur -. Në Jupiter dhe Mars mund të kishte ndodhur, por kundër Real Madridit në përgjithësi nuk ndodh”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *