• |
ide | kryesore

Ish anëtari i ‘Oasis’ diagnostikohet me sëmundjen e rëndë

-Instant, Paparazzi, Slider



Ish kitaristi i grupit Oasis, Paul Arthurs zbuloi së fundmi se vuan nga kanceri i bajameve  dhe po largohet përkohësisht nga muzika.

Kitaristi  e ndau lajmin përmes Twitter të martën, duke shkruar: “Do të pushoj për pak kohë nga muzika. Jam diagnostikuar me kancer të bajameve”.Ai shtoi se ” së shpejti do të fillojë trajtimet”.

Muzikanti tha se do t’i mbante fansat të përditësuar, duke shpjeguar: “Më vjen keq që do mungojë në koncertet e ardhshme me Liam Gallagher dhe grupin. Kalofshi verën më të mirë dhe shijoni koncertet nëse do të shkoni,  do të shihemi së shpejti.”

Pasi bashkëthemeloi Oasis me Gallagher, Arthurs luajti në tre nga albumet e grupit përpara se të ndahej me grupin në 1999, sipas The Guardian. Në atë kohë Oasis po regjistronte albumin e tij të katërt Standing on the Shoulder of Giants.

Ai dhe Gallagher u ribashkuan për afërsisht një vit në 2013 për grupin e Gallagher, Beady Eye. Paul gjithashtu ka luajtur  me Liam për shfaqjet e tij solo dhe ishte vendosur të dilte në skenë me të këtë verë./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *