• |
ide | kryesore

Nuk ka titull në Laç për Tiranën: Guindo detyron Shehin të shtyjë festën

-Instant, F1, Sport
Guindo



Ndeshja titull mes Lacit e Tiranës nuk i ka zgjidhur hesapet e titullit për Orges Shehin, sepse në shtëpi kurbinasit janë imponuar 1-0 ndaj bardhebluve duke e ngushtuar diferencën mes tyre në 12 pikë me 5 javë të mbetura në lojë. Tirana duhet të presë të paktën deri në mesjavën e ardhshme për titullin kampion, për të cilin duhet të mposhtë Teutën. Laçi ka barazuar fitoret në ndeshjet direkte me Tiranën, që ka megjithatë golavarazhin më të mirë e nëse Shehi merr tre pikët do të ketë titullin e 26.

Bardhebluve i mjaftonte edhe një barazim në përplasjen direkte për të festuar titullin, por Duro nuk mund të lejonte që rivalët e tij ta merrnin titullin në shtëpinë e bardhezinjve. E për t’i treguar Shehit se nuk ishte ndeshja e duhur, mendoi Guindo në minutën e 13, me golin që vendosi ndeshjen. Laçi u tregua shumë cinik dhe mbrojti me rregull, duke përdorur aftësitë e Mazrekajt, që mund ta kishin ndihmuar të shënonte edhe golin e dytë. Pa Xhixhën të dëmtuar, gjërat u komplikuan për Tiranën kur edhe Devid la fushën e lojës, duke e bërë që Seferi të mbështetej vetëm nga Gjumsi, që në të 39 kishte mundësinë më të mirë.

Në pjesën e dytë, Tirana instalohet në gjysëmfushën e Lacit, por Hoti, Seferi, Gjumsi e të tjerët shpërdoruan shumë raste për shënim, pa arritur të kalonin Dajsinanin. Fantastik portieri në të 63, në akrobacinë po aq të bukur të Gjumsit. Kishte punë për të bërë edhe Bekaj, që 11 minuta nga fundi mbajti në lojë të tijtë me devijimin mbi traversë të goditjes së Shehut. Laçi ndan fitoret sezonale me Tiranën 2-2, duke siguruar prezencën në Europë, pavarësisht cfarë ndodh me finalen e Kupës në të cilën do të ndeshet me Vllazninë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *