• |
ide | kryesore

Celine Dion flet për sëmundjen e saj: Shërimi është i ngadaltë

-Instant, Paparazzi, Slider



Celine Dion ka bërë të ditur se ende po lufton me ngërçet e muskujve dhe se rikuperimi i saj nuk po shkon ashtu siç priste. Për shkak të problemeve shëndetësore, asaj iu desh t’i shtynte koncertet nëpër Evropë.

“Më vjen keq që duhet ta ndryshojmë edhe një herë turneun tonë të planifikuar në Evropë. Së pari na u desh të shtynim koncertet për shkak të pandemisë, dhe tani duhet të shtyjmë disa për shkak të problemeve të mia shëndetësore. Fatkeqësisht, disa do të më duhet t’i anuloj”, ka thënë ajo në një video të postuar në Instagram. Lajmi i mirë është se këngëtarja ndihet pakëz më mirë, mirëpo situata është ende e rëndë.

“Shërimi është e ngadaltë dhe më frustron. Kam marrë ilaçe, por kam ende ngërçe. Rikuperimi zgjat shumë më shumë nga sa prisja. Më duhet të jem në top formë kur të rikthehem në skenë. Mezi pres kjo do të ndodhë, por kam një rrugë të gjatë për të bërë…”, ka shtuar tutje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *