• |
ide | kryesore

Cardi B reagon ndaj komentit të Billie Eilish në Met Gala

-Instant, Paparazzi, Slider



Reperja Cardi B ka reaguar së fundmi ndaj komentit të bërë nga Billie Eilish duke e quajtur atë “të çuditshme” në festën e Met Gala të vitit 2022.

Cardi bëri një deklaratë në Twitter duke thënë: “Unë e urrej internetin, si mund ta ktheni një nga festat më të ndezura në dramë?” shkroi ajo në Twitter pasi video filloi të qarkullonte. “ E dyta, Ocean Eyes është kënga që unë i këndoj vajzës sime. Tre, Billi është si fëmija im. Dje,  takimi në festë, gjithçka ishte pa drama. Pse duhet ta ktheni gjithçka në rrëmujë?”

 

Më pas ajo tregoi se nuk ka hatërmbetje midis tyre duke ndarë gjithashtu mesazhet zanore mes saj dhe Eilish që shpjegon keqkuptimin duke thënë se ajo i quajti njerëzit përreth Cardi të çuditshëm  sepse të gjithë po i afroheshin duke i filmuar me telefon.  Reperja mund të dëgjohej duke u përgjigjur  duke thënë: “Interneti po përpiqet të na ndajë, ata nuk e kuptojnë se ti je fëmija im./Lapsi.al

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *