• |
ide | kryesore

Finlanda: Ndihemi të frikësuar nga Rusia

-Instant, Lajme, Planet
finlanda



Elina Valtone, deputetja finlandeze tha se Finlanda ndihet e rrezikuar nga Rusia për sa i përket çështjes së sigurisë, shkruan BBC.

Ne ndihemi të kërcënuar nga Rusia, dhe nuk mendoj se ky kërcënim është zhdukur plotësisht. Finlanda kurrë nuk ndërmori hapin për të zvogëluar forcat e saj të mbrojtjes, ne i kemi marrë gjithmonë shumë seriozisht çështjet e sigurisë.

Ne jemi shumë të fokusuar në mbrojtjen tonë. Por sigurisht, ne do të donim ta bënim këtë së bashku me partnerët dhe aleatët tanë të ngushtë, me shpresë në të ardhmen”, tha ajo për programin Today të BBC Radio 4.

Ne ndajmë të njëjtat vlera, ne jemi një vend perëndimor, Finlanda ka qenë një demokraci e qëndrueshme për më shumë se 100 vite dhe është thjesht një hap i natyrshëm që duhet ndërmarrë.”

Për zotimin e dhënë nga Boris Johnson për ndihmë ushtarake në rast të inkursionit në Finlandë , ajo tha: Finlanda do të jetë gjithmonë e gatshme për të ndihmuar Britaninë nëse ka ndonjë gjë që kërcënon sigurinë dhe vlerat tona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *