• |
ide | kryesore

Një fitore në 10 ndeshje, Vanoli habit me deklaratën: “Nëse do të vija më parë, Dinamo do të shpëtonte”

-Instant, Sport



“Qëkur kam ardhur ekipi është ngritur shumë. Na vjen keq për rezultatin me Kukësin, sepse mund të bënim më tepër dhe mbijetesa të vendosej në ndeshjen direkte. Merita është e gjitha e lojtarëve”. Rodolfo Vanoli është i knaqëur me fitoren në derbin me Tiranën, e para për të në pankinën e bluve që kur erdhi në fazën e tretë, pikërisht para derbit me Tiranën. 2-1 mjaftoi të ekzaltonte fantazinë e italianit: “Të jem i sinqertë kam respekt për të gjithë lojtarët. Do të flas dhe në fund të sezonit me presidentin. Unë dua të kem një ekip që të synoj dhe fitimin e Kupës dhe vitin e ardhshëm të kem një ekip të fitojë Kupën e Shqipërisë. Nëse unë do të vija më përpara, ekipi do të mund të shpëtonte”.

Vanoli edhe pse ka rënë tashmë nga kategoria, nuk shqetësohet dhe sulmon me sarkzëm këdo që e pyet se ku është përmirësuar skuadra: “Më vjen për të qeshur. Është një pyetje si provokuese. Megjithatë do t’iu kthejë përgjigje vitin tjetër”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *