• |
ide | kryesore

Familja që humbi 2 fëmijët në Prush në gjendje të rëndë ekonomike

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Fqinjët e familjes që humbi dy fëmijët, 10 dhe 14 vjeç të cilët u mbytën në liqenin e Prushit rezulton të jetë në gjendje të rëndë ekonomike. Ata u thanë medieve se përveç dy fëmijëve, në liqen u futën dhe dy fëmijë të tjerë, por fatmirësisht u shpëtuan nga një banor.

“I kam komshinj. Janë familje shumë e dobët ekonomikisht. Të vërë shteti dorë në zemër. I ati mbledh hekurishte që jetojnë. Me zor i ka rritur ata fëmijë. Të dy djemtë.

Kanë edhe një vajzë pak më të madhe. Por janë shumë familje e dobët ekonomikisht. Gjatë verës vijnë fëmijët këtu dhe freskohen. E morëm vesh nga kushërinjtë.

Kanë qenë 6 kalamaj. Kanë qenë duke u mbytur edhe dy të tjerë. Ka qenë një banor i zonës që i ka nxjerrë. Në këtë liqen janë mbytur 6 vetë që kur është kthyer në rezervuar” – tha një nga banorët për Report Tv. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Ndaj dhe ne shenje respekti, Rama me gjithe te pjelle niset me charter per finalen ne Paris. Kjo eshte fytyra sot e shqiptareve: mjerim, vdekje femijesh vs oligarkeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *