• |
ide | kryesore

Bruce Willis shfaqet në publik pas diagnostifikimit me afazi (FOTO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori i njohur Bruce Willis u shfaq së fundmi në publik pas largimit nga aktrimi.

Në fotot e marra nga ‘People’,aktori shihet duke u larguar me miqtë nga hoteli Shutters në Santa Monica.Ai ishte veshur me xhinse blu, një këmishë me vija me mëngë të gjata dhe një kapele bejsbolli blu me shkronjat “CS” të shkruara në pjesën e përparme.Bruce dukej se ishte në gjendje të mirë shpirtërore teksa u pa duke buzëqeshur.

Në fillim të kësaj jave, gruaja e tij, Emma Heming Willis, ndau një video të aktorit duke luajtur basketboll në një video të shpërndarë në Instagram Story.

Bruce u martua me Eman në vitin 2009 dhe të dy kanë vajzat Mabel, 10 dhe Evelyn, 8. Ai është gjithashtu baba i vajzave Rumer, 33, Scout, 30 dhe Tallulah, 28, me ish-bashkëshorten Demi Moore.

Në mars, familja Willis zbuloi në mediat sociale se aktori do të “largohej” nga aktrimi pasi u diagnostifikua me afazi.

“Për mbështetësit e mrekullueshëm të Bruce, si familje ne donim të ndajmë se Bruce ynë i dashur ka përjetuar disa probleme shëndetësore dhe së fundmi është diagnostikuar me afazi, e cila po ndikon në aftësitë e tij njohëse”, shkruan ata në rrjetet sociale.“Si rezultat i kësaj ai po largohet nga aktrimi që ka patur shumë rëndësi për të”, tha gjithashtu familja./Lapsi.al

Bruce Willis leaves lunch at the Shutters Hotel and shares a laugh with our cameras for the first time since his aphasia diagnosis

Actor Bruce Willis is in a bright mood as we catch him leaving lunch at Shutters Hotel in Santa Monica with a few pals.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *