• |
ide | kryesore

Fitues i Champions me 7 minuta lojë: Bale qesh me Iscon, spanjolli mbeti pa trofe edhe pse lojtar i Real Madrid

-Instant, Sport



Real Madrid fiton Championsin e 14 dhe Gareth Bale rrëmben kështu kupën e tij të pestë me veshë të mëdhenj, duke barazuar legjendat si Paolo Maldini, Alfredo Di Stefano dhe Cristiano Ronaldo, por edhe duke kaluar Lionel Messin. Kapiteni i Uellsit fitoi trofeun në vitet 2014, 2016, 2017, 2018 dhe 2022. Detaji kurioz është se 32-vjeçari ka luajtur vetëm shtatë minuta në garat evropiane këtë sezon.

Vinicius Jr shënoi golin e vetëm të mbrëmjes, duke i dhënë trofeun e lakmuar klubit spanjoll, ndërkohë që, Bale e shikonte nga ana tjetër e fushës dhe në fishkëllimën e fundit, i lumtur, mori medaljen e fundit me fanellën Blancos. 32-vjeçari bëri diferencën në finalen e 2018 kundër Liverpool duke shënuar dy gola dhe pavarësisht se tha se ishte gati të sfidonte të kuqtë edhe një herë në Paris, trajneri Carlo Ancelotti nuk pati nevojë për talentin e tij për asnjë minutë.

Pavarësisht kësaj, shumë tifozë në rrjetet sociale shpejtuan për të duartrokitur Bale dhe e uruan atë për titullin e tij të pestë në Ligën e Kampionëve: “Është mirë të shohësh Gareth Bale atje. Ai duhet të mbahet mend si një legjendë absolute e Real Madrid dhe një nga eksportet më të mëdha të futbollit britanik”, shkruan dikush. Por ka edhe nga ata që komentuan me ironi: “Çfarë performance e Gareth Bale. MOTM (njeriu i ndeshjes) për mua”.

Kështu, uellsiani e mbylli karrierën e tij te Reali në mënyrën më të mirë të mundshme, me trofeun e tij të 16-të me fanellën blancos. Bale nuk është i vetmi lojtar i Realit që ka arritur 5 Champions, përkrah tij janë edhe Karim Benzema, Dani Carvajal, Marcelo, Modric dhe Nacho. Megjithatë, situata është ndryshe për Iscon. Spanjolli është lojtar i Real Madridit, por nuk është kampion i Europës. 30-vjeçari në fakt nuk ka luajtur asnjë minutë në kompeticionin europian dhe nuk mund të kurorëzohet kampion.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *