• |
ide | kryesore

Tom Cruise nuk është harruar ende, shifrat e “Top Gun 2” tregojnë se 60-vjecari është ende në lojë

-Instant, F1, Paparazzi



Vazhdimi i filmit “Top Gun: Maverick”  të vitit 1986, ku Tom Cruise ripërsërit rolin e tij më ikonik të Pete “Maverick” Mitchell, fitoi rreth 124 milionë dollarë për fundjavën e hapjes treditore, sipas Paramount.

Kjo jo vetëm që i kalon pritshmëritë, të cilat fillimisht parashikonin që “Maverick” të fitonte më shumë se 80 milionë dollarë, por qëndron si fundjava më e madhe e hapjes së Cruise në karrierën e tij më shumë se 40-vjeçare. Është fundjava e parë e hapjes e Cruise me 100 milionë dollarë dhe debutimi i tretë më i madh i vitit.

Kritikët kanë vlerësuar filmin në IMBD me 8.7, një shifër mjaft e laartë në krahasim me filmin e para 36 vitesh i cili shënon një vlerësim prej 6.7. Kritikët kanë vlerësuar rikthimin e Tom Cruise në Top Gun: Maverick, duke e quajtur atë një “vazhdim të thyerjes së pengesave” të filmit origjinal të 1986 për pilotët luftarakë.

The Independent e quajti atë “aq emocionues sa filmat e suksesshëm”, duke e vlerësuar atë si një “vazhdim të vërtetë të trashëgimisë”.

Telegraph e quajti  “absurdisht emocionues” dhe “padiskutim filmi më i mirë aksion ndër vite”.

LEXO EDHE:

Top Gun Maverick, vazhdimi perfekt pas 36 vitesh

Top Gun gjithashtu riktheu Val Kilmer, një nga ikonat e Hollyëood duke e portretizuar jetën reale në film.

Çështjet shëndetësore të Kilmer jashtë ekranit janë thurur në historinë e “Top Gun: Maverick”, duke i dhënë vazhdimit një shtresë emocionale të jetës reale. Nëse filmi i ri është me të vërtetë roli i fundit i Kilmeri, ai do të përfundojë një nga karrierat më interesante dhe më të vlefshme në historinë e Hollivudit.“Maverick” ishte dashur të dilte në kinematë në vitin 2020, por u vonua disa herë për shkak të pandemisë.

Filma të tjerë teatrale u përqendruan në transmetim, por “Maverick” priti derisa audienca të mund ta përjetonte atë në ekranin e madh, një strategji për të cilën Cruise ishte i bindur. Kjo strategji dha rezultat dhe tregon se përvoja e ekranit të madh ka ende rëndësi për një pjesë të madhe të konsumatorëve. Por kjo duket se nuk ëhtë e vlefshme për Shqipërinë. Konsumatorët Shqiptarë duke u bazuar në transmetimin në Cineplexx preferojnë më shumë filmat fantashkencë, siç ishte ai i Spiderman i cili kaloi pritshmëritë dhe u kthye në filmin më të ndjekur në Cineplexx Teg.

Top Gun Maverick, në faqen zyrtare të Cineplexx, rezulton me vetëm një kritikë dhe me orare të reduktuara, ndryshe nga Doctor Strange që është transmetuar së fundmi në ekranin e madh të kinemasë Shqiptare. Doctor Strange në Multiverse, ka 22 vlerësime 9.9 nga 10 ndërkohë në faqen e madhe të IMBD vlerësohet me 7.2.

©LAPSI.AL



1 Comment

  1. Top Gun 2 eshte nje himn per aviacionin, pavaresisht se behet fjale per avione ushtarake. Aty del ne pah gjenialiteti njerezor ne ndertimin e ketyre mjeteve fluturuese dhe fluturimin ne ajer.
    Igor Sikorsky ka thene “Aeronautics was neither an Industry nor a Science. It was a Miracle.
    Ky film te bind edhe me shume per vertetesine e kesaj thenie.
    Shkoni dhe shikojeni filmin se nuk do te zhgenjeheni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *