• |
ide | kryesore

Mata largohet nga United si kampion, në fushë e jashtë saj: ndihmonte stafin të lante atletet e fanellat

-Instant, Sport



Juan Mata pas 9 sezonesh i thotë lamtumirë Manchester United. Këtë e ka bërë të ditur klubi, i cili përshëndet ish-kapitenin me një postim në Tëitter: “Faleminderit për gjithçka, Juan Mata, do të na mungosh!”. Spanjolli, në tetë vitet e tij në Old Trafford, ka shënuar 51 gola në 285 ndeshje dhe ka fituar katër trofe: dy FA Cup, një Europa League dhe një Community Shield. Në Mançester, 34-vjeçari do të mbahet mend si një kampion brenda dhe jashtë fushës. Mata ka qenë një shtyllë themelore në formacionin e Djajve të Kuq, por vitet e fundit ai është bërë i njohur edhe për angazhimin e tij ndaj nismave të bamirësisë dhe përkushtimin e tij për të ndihmuar stafin e klubit.

Në vitin 2018, spanjolli nisi “Common Goal”, një iniciativë në të cilën ai u zotua të dhurojë 1% të pagës së tij për një ent bamirësie globale që është i përkushtuar të mbështesë fëmijët e pafavorizuar. Një vit më vonë, u zbulua gjithashtu se Mata ndihmon rregullisht stafin e Manchester United pas ndeshjeve. Spanjolli, në fakt, ndihmonte punonjësit për të larë këpucët e sportit dhe uniformat.

Lajmin e ka bërë të ditur një burim i afërt me Djajtë e Kuq për Daily Mail në vitin 2019: “Juan është një djalë i jashtëzakonshëm, ai filloi të ndihmonte përgjegjësin e uniformave dhe stafin e tij. Kjo tregon cfarë njeriu është. Ndërsa shokët e tij të skuadrës hidhen në makinat e tyre luksoze dhe largohen, Juan ka marrë përsipër të qëndrojë pas dhe të ndihmojë stafin e zakonshëm. Sistemon madje edhe të gjitha pajisjet e trajnimit. Është një punë e madhe dhe kërkon shumë kohë. Njerëzit thonë se është një gjest i mrekullueshëm, por të jem i sinqertë thjesht pasqyron se çfarë lloj njeriu është ai, njeriu i mirë i futbollit”. Mata qëndroi në Old Trafford deri në fund të mbrëmjes, muajin e kaluar, për të nënshkruar autografe dhe për të bërë foto me tifozët në shiun e rrëmbyeshëm. Një shembull tjetër që shpjegon se kush është në të vërtetë 34-vjeçari spanjoll.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *