• |
ide | kryesore

Eshtrat e gjetura në Kolonjë dyshohet se i përkasin një 29-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Eshtrat e gjetura një ditë më parë në fshatin Kreshovë të Kolonjës, dyshohet se i përkasin 29-vjeçarit Sherif Mukaj.

Ai rezulton i zhdukur që nga 1 nëntori i vitit të kaluar kur familja bëri denoncim në polici. Trupi i dekompozuar u gjet nga 2 barinj të zonës në afërsi të kufirit me Greqinë.

Mediat raportojnë se pranë viktimës është gjetur një aparat celular Nokia, një palë çelësa dhe një xhupi i ngjashëm me atë që kishte veshur viktima.

Të njëjtat burime thonë se çelësat që janë gjetur pranë trupit të viktimës kanë hapur dyert e shtëpisë së tij.

Policia ka kontaktuar familjarët e 29 vjeçarit, të cilët kanë konfirmuar bisedimet me uniformat blu, por po presin daljen e ekspertizës.

Është ende i paqartë shkaku i vdekjes ndërsa në polici janë shoqëruar 5 persona. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *