• |
ide | kryesore

OEAK i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet Ballkanit të Hapur

-Instant, Lajme, Të fundit



Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të konsiderojë në mënyrë serioze pjesëmarrjen në iniciativën rajonale – “Ballkani i Hapur”.

“Bashkëpunimi ekonomik nuk ka alternativë në këto kohëra të pasigurta për ekonomitë rajonale dhe globale”, thuhet në një komunikatë për media të OEAK.

Sipas Odës Amerikane vetëm përmes integrimit ekonomik, vendet do të mund të tejkalojnë vështirësitë e ardhshme, siç janë sfidat në zinxhirët e furnizimit, siguria e ushqimit, mungesat e energjisë dhe mungesat e fuqisë punëtore.

“Çfarëdo iniciative e bashkëpunimit rajonal, duhet të mundësojë përfaqësim të barabartë të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe se është përgjegjësi e tri shteteve nismëtare të Ballkanit të Hapur, që të adresojnë brengat e Qeverisë së Kosovës dhe ato të vendeve të tjera skeptike”, thuhet në komunikatën për media të OEAK.

Asnjë iniciativë për treg të përbashkët rajonal, sipas Odës Amerikane nuk mund të ketë sukses në rrethana ‘kur jo të gjitha shtetet e rajonit trajtohen në mënyrë të barabartë dhe me respekt’.
Në nismën “Ballkani i Hapur” bëjnë pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Ajo është iniciuar nga krerët e këtyre shteteve në tetor të vitit 2019.

Nisma, që fillimisht është quajtur “Mini-Shengen”, sipas iniciuesve të saj, parasheh lëvizje të lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve midis të tria vendeve.

Me gjithë thirrjet e iniciuesve, tri vende të Ballkanit Perëndimor – Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina – vazhdojnë të kundërshtojnë të bëhen pjesë e nismës.

Zyrtarët në Kosovë, në pushtet dhe opozitë, kanë argumentuar se një nismë e tillë është “pa vizion” dhe “e rrezikshme”.

Në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur një sërë marrëveshjesh, që thuhet se kanë për qëllim përmirësimin e bashkëpunimit rajonal.

Marrëveshjet, mes tjerash, përfshijnë lëvizjen e qytetarëve të tyre me letërnjoftime, bashkëpunim në lehtësimin e importit dhe eksportit të mallrave, luftimi i evazionit fiskal, njohja e diplomave universitare, bashkëpunimi kulturore dhe turistik si dhe një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për qasje të lirë në tregun e punës.

Udhëheqësit e tri shteteve kanë planifikuar që gradualisht të krijojnë edhe një treg të përbashkët për 12 milionë banorë – aq sa kanë të tria vendet bashkë.

Nga 1 janari i vitit 2023, ndërkaq, është rënë dakord që edhe kontrollet kufitare midis Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të hiqen./REL/



6 Comments

  1. Kush pordhi?
    Oeak do të beje pazar
    S’do tja dije se kush eshte vrare
    13;06 je kopi i papare
    M ha ti si me ate “amerikanin”
    E Delawere të Astiri

  2. Kosova eshte nje katund i serbise dhe politika e tyre varet nga Beogradi Albin kurti 97 % te importeve e ka nga Serbia plus energjine ..nje vend i varur ekonomikisht eshte i varur dhe politikisht dhe ka humbur sovranitetin e tij. Lirine qe ju solli Amerika e humbi Albin Kurti dhe keta vemje kosovare akuzojne Edi Ramen Shume per te qesh

    1. Te kam thene dhe njehere dhe do ta them sa here ta perserisesh propaganden. Kosova eksorton 20% nga Serbia dhe jo 97%. Ne fund te fundit Kosova ska as det. Kur u vu taksa 100% ndaj produkteve serbe, Edi Rama ishte kunder, keshtu qe tani pse akuzon Kosoven per tregti me Serbinem kur ai vete ishte kudner bllokimi te tregtise me Serbine, Dhe pse Edi Rama, tutori yt, nuk e shfrytezoi ate moment per te vershuar eksportet e Shqiperise drejt Kosoves.Dhe ne fund,pse Edi Rama eksporton ne Serbi kur as nuk e ka ne kufi Serbine? E akoma me keq, po lufton te sjell Serbine ne Shqiperi,ate Serbi qe Kosova e hoqi nga Kosova me lufte para 23 vitesh.

  3. Oda Amerikane ne Kosove apo Shqiperi vetem mbledh fitimet nder shqiptare se investime te mirefillta vec bazave e stervitjeve ushtarake ne trojet tona nuk duken kund

    Nje tabele e thjeshte per investimet i nxjerr zbuluar keta biznesmene kalimtare qe fusin hundet ne politike per t’i hapur udhe vetem fitimeve te tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *