• |
ide | kryesore

Zbulohet foto e 76-vjeçarit që u ekzekutua dje në Shkodër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
banese shtëna Shkodër tiktok Krujë, Kamëz



Personi që shihni në foton më poshtë është Lulash Qepuri 76 vjeç, viktima e atentatit të mbrëmshëm.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Stom Golem të Shkodrës mbrëmjen e së mërkurës. Nga burime pranë grupit hetimor mësohet se 76 vjeçari ka qenë ulur në verandën e lokalit të tij fare pranë rrugës, kur një person i maskuar ka qëlluar ndaj tij. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se fillimisht atentatori ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, e cila është bllokuar, dhe më pas ka shtënë me armen tjetër tip “Skorpions”.

I biri i viktimës i ndodhur aty pranë ka marr armën e zjarrit tip “Shotgun” dhe ka qëlluar ndaj atentatorit, i cili pasi ka qëlluar edhe disa herë në largim e sipër, ka arritur të largohet nga i njëjti drejtim nga ka ardhur.

Mësohet se personi i maskuar ka ardhur në këmbë nga drejtimi i Shkodrës dhe më pas dyshohet se është larguar me një automjet i cili e priste pak metra më tutje. Ka qenë i biri i 76-vjeçarit që ka lajmëruar policinë për ngjarjen.

I moshuari është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Lulash Qepuri është arrestuar në 2011-en nga policia për veprat penale ”Kultivim dhe shitje e paligjshme të bimëve narkotike” dhe ”Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *