• |
ide | kryesore

Berisha: Kur të vij në pushtet do të heq taksën e Rrugës së Kombit dhe njohim gjenocidin serb

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediet këtë të hënë. Përveç prezantimit të drejtorit të Komunikimeve dhe Zyrës së Shtypit, që do të jetë gazetari Alfred Lela, kryetari i Partisë Demokratike ka komentuar edhe mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë që është mbajtur ditën e sotme.

Ish-kreu i qeverisë ka thënë se sapo ai të vijë në pushtet marrëdhëniet me Kosovën do të rregullohen dukshëm. Kjo pasi kryedemokrati ka paralajmëruar se sapo të marrë qeverinë do të heqë taksën e Rrugës së Kombit. Po ashtu, Berisha tha se do të njihte edhe gjenocidin serb në Kosovë.

“Edi Rama në qoftë se do të kishte minimumin e respektit për qytetarët e Kosovës, vuajtjen dhe sakrificën e tyre, martirizimin e tyre në më shumë se 150 vitet e fundit, duhet të shkonte këtë herë në Kosovë duke pas njohur genocidin ciklik serb në Kosovë. Janë 1400 qenie të pafajshme që u vranë e u dogjën vetëm e vetëm se kishin prindër shqiptarë në shtëpitë e tyre. Në këtë aspekt mohimi që ai i bën genocidit ciklik serb në Kosovë që fillon nga gjysma e dytë e shekullit të 19 dhe përfundon me operacionin Patkoi në 1999 është një akt akuzë shumë e rëndë për karakterin dhe ndërgjegjen kombëtare.

T’i mohosh këto është një lloj si të shkelmosh mbi shpirtrat, gjakun e tyre, por kur këta janë shqiptarë, kjo është forma më e lartë e tradhtisë kombëtare. Ndaj dhe unë mund të kem shumë probleme tjera për të shtruar sot në marrëdhëniet mes Shqipërisë e Kosovës, por zgjodha vetëm këtë, sepse edhe marrëveshjet, unë i ndoqa recitimet e përfaqësuesve të qeverisë shqiptare, në një kohë kur shqiptarët presin një marrëveshje, dyshtetësinë, apo shtetësinë sipas dëshirës, kjo është marrëveshja që presin shqiptarët, por këtë natyrisht, krahas njohjes së gjenocidit, do të jetë marrëveshja e parë, përvec heqjes së taksës në Rrugën e Kombit, që do të firmoset nga qeveria e ardhshme e PD.”,  tha Berisha.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *