• |
ide | kryesore

Cardi B reagon pas komentit se vajza e saj është autike

-Instant, Paparazzi



Cardi B ka reaguar së fundmi ndaj një komentuesi  i cili sugjeroi se vajza 3-vjeçare e reperes, Kulture, është me autizëm.

“Vajza jote është autike dhe ti rri këtu në Twitter në vend që të sigurohesh që ajo mos të fusë gishtat në prizë”, ”, shkroi përdoruesi @theminajprint në një postim të fshirë që atëherë.

Këngëtarja iu përgjigj duke shkruar: “Vajza ime nuk është autike…Nuk mund ta quash e shëmtuar ndaj  zgjedh ta diagnostifikosh me dicka . ”

Përgjigjet ndaj kundërpërgjigjes së Cardit ishin të ndryshme, me shumë që i këkuarn  krijueses së”Bodak Yellow” të ndalonte së përgjigjuri komenteve të tilla.

“Mos u kushto vëmendje atyre. Kjo është fjalë për fjalë ajo që ata duan”, shkroi një ndjekës.

“Vajza e saj nuk është autike, por unë jam dhe jam shumë e zgjuar dhe nuk është gabim të kem autizëm, por Cardib e njeh vajzën e saj më shumë se kushdo tjetër”, u përgjigj një komentues.

Artistja e “Money” është përballur me kritika në të kaluarën për përgjigjet e saj pas komenteve se fëmijët e saj janë me autizëm.

Në një rrëfim në Instagram Live të transmetuar në fillim të prillit 2022, Cardi sqaroi qëndrimin e saj.

“Nuk ka asgjë të keqe me atë çrregullim,” tha ajo. “Kam miq që kanë fëmijë autikë. Por fëmija im nuk e ka këtë. Pra, nëse dua të them, ‘Mos thuaj ashtu për fëmijën tim’, mund ta them këtë. Pse jam gabim që i kundërpërgjigjem, por personi që po shkruan në Twitter nuk është gabim?”/Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *