• |
ide | kryesore

Video/ Shënoi penalltinë fituese, pastaj imitoi portierin: i shpëtoi rrahjes për fare pak

-Instant, Sport, Video



Në Malajzi u luajt një ndeshje që sigurisht nuk ishte etaloni i lojës së ndershme dhe respektit. Protagonisti negativ ishte mesfushori i Terengganut, Faisal Halim, i cili pasi shënoi një penallti pati idenë e bukur të “imitonte” portierin kundërshtar, duke e bërë atë në mënyrë të pashmangshme të tërbohej. Reagimi i justifikuar i portierit ishte i frikshëm dhe vetëm ndërhyrja e arbitrit dhe lojtarëve të tjerë parandaloi më të keqen, që në këtë rast do të ishte me pasoja për mesfushorin imcak.

Ndeshja e Malaysian Super League mes Terengganu dhe Sri Pahang rrezikoi të shndërrohej në një sherr të vërtetë rruge. E kjo për shkak të mesfushorit të vendasve Faisal Halim, i cili pasi goditi dhe shënoi penalltinë e 2-0 provizor të skuadrës së tij (ndeshja përfundoi 2-1) e pa të arsyeshme të tallet me portierin kundërshtar, maliani Mamadou Samassa, duke imituar hedhjen e bërë nga ai pak çaste më parë. Një imitim që ka gëzuar dhe argëtuar tifozët në tribunë, por ai që nuk e shijoi fare padyshim që ishte portieri.

Portieri i Pahangut, duke kuptuar talljen që kishte pësuar nga kundërshtari, vrapoi menjëherë drejt tij për të bërë drejtësi. E nëse arbitri dhe lojtarët e tjerë nuk do të kishin nxituar ta ndalonin shtatlartin që kërkonte kontaktin e afërt, për “argëtuesin” Faisal Halim do të ishin telashe serioze, duke pasur parasysh ndryshimin shumë të dukshëm fizik mes të dyve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *