• |
ide | kryesore

Ten Hag thyen ëndërrat e Chelsea e Bayern: “CR7 nuk është në shitje, fola me të e nuk do të largohet”

-Instant, Sport



Erik Ten Hag nuk duket se ka as më të voglin dyshim për të ardhmen e Cristiano Ronaldos: “Cristiano nuk është në shitje – tha trajneri i Manchester United – Ai nuk është me ne për shkak të çështjeve personale (CR7 nuk u nis për në turneun aziatik me ekipi), por ne po planifikojmë sezonin me të, kjo është e gjitha. Si ta bëjmë të lumtur? Nuk e di, por mezi pres të filloj të punoj me të.”

Trajneri i ri i Djajve të Kuq, në këtë mënyrë, ka dashur të heqë portugezin nga merkato dhe të provojë të heshtë thashethemet që e japin CR7 drejt largimit. Mediat angleze, në veçanti, e japin shumë afër Chelsea, ku do të kishte mundësi të luante në Champions League, nga e cila përndryshe do të privohej për herë të parë në karrierë nëse qendron te United.

Ten Hag gjithashtu saktësoi se ishte përballur drejtpërdrejt me CR7: “Kam folur me Cristianon përpara se të dilte ky problem personal dhe pata një bisedë të mirë me të. Ai nuk më tha se donte të largohej, kjo është diçka që e lexova. Ne duam ta arrijmë suksesin së bashku”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *