• |
ide | kryesore

Kroos tall Schalke 04 për ‘fajin’ e Ed Sheeran: klubi gjerman e lë pa tekst me përgjigjen…

-Instant, Sport



Toni Kroos është një gjerman karakterialisht atipik. Në fakt, mesfushorit të Real Madrid i pëlqen të ironizojë dhe të hedhë shigjeta në rrjetet sociale dhe më gjerë, edhe përmes podcast-it Einfach mal Luppen në të cilin ai merr pjesë prej disa kohësh në shoqërinë e vëllait të tij. Dhe këtë herë klasa 32 vjeçari ka vënë në shënjestër Schalke 04, një klub historik gjerman që sapo është rikthyer në Bundesligë, pas një viti të kaluar në divizionin e dytë. E për të sulmuar klubin e Gelsenkirchen ai “shfrytëzoi” pa dijeninë e tij, kantautorin britanik Ed Sheeran.

Komentet thumbuese të Toni Kroos kësaj radhe goditën një viktimë të re, Schalke 04. E për të nisur një goditje të mirë kundër klubit gjerman, mesfushori i Real Madrid ka shfrytëzuar shitjen e të gjithë biletave të regjistruar nga këngëtari i njohur Ed Sheeran në Veltins Arena në Gelsenkirchen, stadiumi i Schalkes. “Ed Sheeran arriti diçka që rrallë e kam parë: që njerëzit të dalin të lumtur nga një ngjarje e Schalkes”, ka provokuar kampioni i botës 2014 me Gjermaninë, me sarkazmën e tij të zakonshme. Një ngacmim publik që nuk kaloi pa u vënë re në anët e Gelsenkirchen…

Menjëherë ka mbërritur përgjigja e shoqërisë: “Të paktën ne dimë të japim intervista interesante pas ndeshjeve”, ka shkruar Schalke në Twitter, duke iu referuar episodit që ndodhi në fund të finales së Ligës së Kampionëve të fituar nga Real Madrid për 1-0 ndaj Liverpool, kur Kroos debatoi me një gazetar të Zdf-it për një pyetje të padëshiruar. Bild ndërkohë dekretoi që polemika përfundoi në barazim: “Kroos-Schalke 04 1-1…”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *