• |
ide | kryesore

Masakra në Fushë Krujë/ Zbulohet emri i njërit prej viktimave, dy të tjerët të shkrumbuar (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbulohet emri i njërit prej viktimave të masakrës së sotme në mes të ditës në Fushë Krujë.

Ai është Diklen Vata nga Laçi. Burime nga policia bëjnë me dije se ai kishte qenë i arrestuar për drogë.

Diklen Vata mundi të identifikohej, pasi i shpëtoi për pak sekonda pritës që iu bë makinës ku udhëtonte me dy persona të tjerë në Fushë Krujë.

Kur u qëllua ndaj makinës së viktimave, dy persona mbetën te vdekur, por Diklen Vata mundi ti mbijetojë plumbave dhe doli nga makina duke vrapuar. Autorët janë kthyer dhe kanë qëlluar sërish ndaj tij duke e lënë të vdekur.

Më pas autorët i janë drejtuar makinës ku ndodheshin dy viktimat e tjera dhe i vunë flakën. Policia i ka gjetur duke u djegur trupat e tyre, prandaj edhe nuk i ka identifikuar dot. (shikoni VIDEON)

Nga targat e mjetit rezulton se mjeti është në pronësi të një personi me banim në Fushë Kuqe. Nuk dihet ende nëse pronari ishte në makinë dhe kush ishte shënjestra e këtij atentati. ©LAPSI.AL



1 Comment

  1. Sikur do na rilindnin keta te mavijosurit!!!

    Si premtuan: Cfare nuk eshte bere per 30 vjet, da ta benin keta kelyshet e bushtrave! Dhe e bene, po e bejne me se miri.

    Nga jane keta sumqirat, me emra fotosash e yllkash, qe mbushin portalet me te mirat qe na solli Ripjerdhja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *