• |
ide | kryesore

Klodiana Lala ‘zbërthen’ mesazhin e autorëve të masakrës në Fushë Krujë: Ne ju shfarosim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Lala



Zbulohen detaje të tjera nga tentati në Fushë-Krujë, ku u vranë tre të rinjtë Brilant Martinaj, Diklen Vataj dhe Besmir Hoxhaj.

Gazetarja Klodiana Lala “zbërtheu” dhe mesazhin e autorëve të krimit të 3-fishtë, që sipas saj ishte: “ne ju shfarosim’. Po ashtu ajo tha se një nga armët e gjetura dhe mendohet se është përdorur nga autorët ishte Pmx.

“Është gjetur sot një automjet i djegur tjetër në mes të Bubqit, që dyshohet se ka lidhje me atentatin. Dje u gjet një Wolsvagën pasat e djegur. Në automjet nuk është konstatuar asnjë mjet i paligjshëm në pamje të parë. Kjo mund të jetë dhe një mënyrë për të shpërqendruar vëmendjen. Ngjarja në këndvështrimin tim ishte e pritshme, pasi Brilant Martinaj ishte një personazh me rekorde kriminale, edhe pse nuk është dënuar. Në Nikël është një aks i vështirë. Vetëm shumë afër është bërë një atentat ndaj Marken Hakës. Vendi që zgjodhën autorët, zgjodhën një vend që nuk kishte kamera sigurie. Tamam si në kohën e mafias italiane, ku zgjidhnin kohën me diell, ku ka pak dëshmitar dhe automjete. Nëse do të kishte dëshmitarë, s’do e linin të gjallë. Siç u vra Vatka, ai u ekzekutua dhe jashtë. Ata arritën që të ekzekutonin 3 personat. 

Një nga armët, është PMX, është një armë e sofistikuar, disponohet nga grupe kriminale apo struktura të shtetit. Kërkon një përgatitje të mirë, nuk mbahet lehtësisht në dorë. Autorët që kanë shkuar të kryejnë krimin, s’kanë pasur vetëm qëllim ekzekutimin, pasi ishin në një vend ku kishte hyrje-dalje. Ka shumë degëzime. Është e studiuar. janë përpjekur të çojnë dhe mesazh; ‘ne arrijmë që t’ju shfarosim të gjithëve’. Është hakmarrje e pastër. Tjetra ka të bëjë me një pikë tjetër. I kam parë pamjet e para. më kanë ardhur nga një person i imi, ai u gjet 2-3 minuta pas krimit. bëhej fjalë për një automjet që po digjen. Policia kishte shkuar dhe nuk kishte mjete për të shuar zjarrin. Ata ishin vrarë, por nuk do ishin shkrumbuar trupat e tyre. Kam shkuar në vendngjarje, pasi u gjeta jashtë Tiranë. Ishin aq të shumë plumbat, ku gjeta një gëzhojë. Në momentin kur makina pastruese kishin nisur të pastronte vendin, u gjetën”, tha Lala.



3 Comments

  1. si pa dashje Berisha ka “harruar” sa ka kushtuar rruga e Kombit, mbi 22 milione euro per kilometer dhe 66 km kane kaluar tashme koston e 1.5 miliarde eurove, si dhe 230 milione eurot e perfituara e zhdukura nga basha dhe ai, per te cilat kane mbyllur nje hetim me procedure!

  2. K..ne p… o ti patronszhisti. Keto thuaja lal zdromsit dhe te gjatit qe kane kap gjithe pushtetet. Ketu nuk eshte tema per te komentuar rrugen e kombit, Berishen apo Bashen. Ke ndonje gje per te thene per krimin qe eshte bere njesh me shtetin dhe po gjunjezojne jeten publike. Nese ske shko ha ate sufllaqen e lal zdromsit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *