• |
ide | kryesore

Video/ Bremer, përfundon vizitat mjekësore: tifozët e Juventus ‘çmenden’ për brazilianin në JMedical

-Instant, Sport, Video



Gleison Bremer, pasi mbërriti dje në Caselle, iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore në JMedical mëngjesin e sotëm, për entuziazmin e tifozëve të Juventusit që erdhën për ta parë dhe për të marrë disa autografe prej tij. Pas largimit të De Ligt, në drejtim të Bayern Mynih, klubi i Juventusit vendosi të provojë gjithcka për brazilianin me një propozim më të lartë se ai i Interit: 40 milionë pjesë fikse plus 7 bonuse. Tani Bremer pritet të nënshkruajë kontratën deri në vitin 2027, pas së cilës do të mungojë vetëm njoftimi zyrtar.

Bremer është një ‘trofe’ që tifozët bardhezinj e kanë pritur krahëhapur, jo vetëm se zëvendësoi një figurë si De Ligt, që shfaqi hapur mungesën e lidhjes me fanellën, duke zgjedhur të transferohet te Bayern, por edhe sepse lojtari iu rrëmbye në castin e fundit rivalëve të Interit, që kishin muaj që kishin akordin me të. Ndaj dhe turma që priti Bremer përpara JMedical ishte krejtësisht entuziaste për t’i uruar mirëserdhje brazilianit që mbërrin te Juventus me statusin e mbrojtësit më të mirë të edicionit të fundit të Serie A.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *