• |
ide | kryesore

Aksident në Durrës, 76-vjeçari përfundon në spital

-Instant, Arkiva, Lajme



Një këmbësor mbeti i plagosur në një aksident rrugor në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:55, në lagjen Nr.13 Durrës.

Shtetasi S.B., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin V. A., 76 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet në spital duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *